“Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare, shpërthyen demonstrata gjithëpopullore dhe solidaritet i paparë historikisht ndërmjet shqiptarëve në Ballkan, por edhe gjithandej në mërgatë. Njëkohësisht u vetëdijesua e ndërgjegjësua edhe publiku shqiptar e diplomacia botërore”, ka thënë kryeministri.

Kurti më tej duke përmendur figurat e familjes Jashari, tha se ata kanë vetëm ditëlindje, teksa rënia e tyre është vet Epopeja e UÇK-së.

“Tash ndonëse nuk e kemi kryekomandantin Adem Jashari, bacën Shaban e Hamzën dhe të gjithë të tjerët që u sakrifikuan para 27 vjetëve, e kemi bacën Rifat që do ta vizitojmë me shtëpinë plotë nipa e mbesa. Por mbi të gjitha e kemi Kosovën Republikë, me demokraci e zhvillim”, ka thënë Kurti.