By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Epopeja e Jasharajve për Republikën e Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Epopeja e Jasharajve për Republikën e Kosovës!
Opinion

Epopeja e Jasharajve për Republikën e Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/06 at 12:19 PM
Kosova Times Published March 6, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Në 27 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Jasharajve, të flijimit të komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit, për Republikën e Kosovës shtet ligjor dhe demokratik.

Bac u kry, Bac s’u kry, Bac qetash u nis

Në këtë përvjetor as që e kam idenë se çfarë do ti thonë komandantit, bacit Adem këta që i hoqën Republikën, më çka do ta arsyetojnë turpin e tyre, ndoshta do t’i thonë: Bac s’patëm qare, ose ndoshta do t’i thonë se këtë e bëmë për të mirën e Kosovës evropiane, për liberalizim të vizave, për këtë apo atë arsye, por në asnjë mënyrë s’do guxojnë t’i thonë se këtë e bëmë për ta ndihmuar anëtarësimin e Serbisë gjakatare në BE, dhe së më këtë Kosovën* e kthyem në pikën zero, në rezolutën 1244 e cila e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë!

Ideal i dëshmorëve dhe martirëve ishte Republika e Kosovës, shtet i lirë dhe sovran, me një shkabë dy krenare e më një himn kombëtar, me një forcë ushtarake për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit, për një shtet ligjor e demokratik, e shumë e shumë gjëra të tjera si këto që po na mungojnë në këtë përvjetor të Epopesë së Familjes Jashari.

Na kujtohet të gjithëve, kur 17 vite më parë, më rastin e ri-shpalljes së pavarësisë u ndeshëm më tri lloj mendimesh: dikush tha Bac u kry, dikush Bac s’u kry e dikush tjetër tha Bac qetash u nis!

Që atëherë më pat mbetur në kujtesë kjo e fundit, e cila paralajmëroi nisjen e betejës politike për mbrojtjen e Republikës së Kosovës nga Serbia, por asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja në mbrojtjen nga fusnotat* e ndërkombëtarëve për zhbërjen e e Republikës.

Kjo betejë politike tanimë ka filluar, pikërisht ne 17 vjetorin e pavarësisë dhe në 27 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Jasharajve në Prekaz!

Le të jetë kjo kthesa pozitive në mbrojtje të shtetit, në mbrojtje të Republikës së Kosovës jo vetëm si emër, por edhe si koncept politik për ndërtimin e shtetit të mirëfilltë ligjor dhe demokratik, çfarë e kanë ëndërruar dëshmoret UÇK-së, luftëtarët e lirisë që i dhanë gjymtyrët e trupit të tyre për Lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës, e jo për një gjysmë shtet më fusnota***, ku ende sundon krimi i organizuar e korrupsioni, anarkia ligjore dhe antivlerat.

Familja Jashari sinonim i dashurisë për atdhe

Familja e madhe Jashari, vendi ku ndodhi sakrifica më sublime, e pa dëgjuar ndonjëherë në historinë shqiptare, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, në mbrojtje të qenies kombëtare, në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, është vendi ku atdhetarët e gjejnë inspirimin për të punuar më devotshmëri për komb e për atdhe, për nderë e për dinjitet, sikurse që nuk është ky vendi për shkelësit e gjakut të dëshmorëve, për pseudopatriotët, keqpërdoruesit e lirisë sonë, të cilët u ngritën lartë në krye të institucioneve shtetërore pa asnjë meritë personale!

Të tjerët u pasuruan në emër të luftës e sakrificave të të tjerëve, duke e lënë mënjanë popullin në varfëri e të pa shpresë për të jetuar në vendlindjen e bekuar nga Zoti.

Një fjalë e moçme popullore thotë: “kajtja (lakmia) e prish burrin”, e pikërisht kështu ndodhi me disa nga ish “çlirimtarët”, të cilëve lakmia e tepërt ua vërboi sytë e ua turbulloi mendjen, ua nxiu shpirtin e i largoi nga rruga e Zotit, i bëri që të largohen nga rruga e nderit dhe lavdisë, e të qenurit në shërbim të popullit dhe atdheut të vet.

Herët apo vonë secili do ta merr “shpërblimin” nga populli për veprimet e veta, por mallkimi më i rëndë do t’iu vjen nga gjaku i dëshmorëve, nga i cili nuk do të mund t’i shpëtoj askush; as evropianët, as amerikanët e më së paku aziatikët.

Andaj, mos të rrëmbehemi nga dëshpërimi i këtyre fusnotave për t’u përçarë njëri më tjetrin, por të frymëzohemi nga dashuria për Republikën e Kosovës të pranuar nga 117 shtete, për t’u bashkuar të gjithë si një trup i vetëm pa dallime partiake apo fetare, në mënyrë që sa ma shpejtë ta largojmë fusnotën* nga dokumentet zyrtare, për t’i lënë vendin Republikës, si kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Me Republikën e Kosovës shtet sovran dhe demokratik t’u kthehemi vlerave kombëtare në vend të huazimeve antikombëtare, t’i kthehemi solidaritetit në vend të denigrimit, t’i kthehemi unitetit në vend të përçarjes, t’i kthehemi traditave të bukura shqiptare në vend të kulturave të huaja.

Lavdi dhe mirënjohje atdhetare për të gjithë veprimtarët dhe çlirimtarët e Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit sulmuan me arme te reja, qielli mbi Rusi digjet: “Shkatërruam 30 mijë ton eksploziv!”

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Mesazh i forte nga kryediplomati italian: “Veprimet e Dodik rrezikojnë të cenojnë stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe rajonit”
Horoskopi ditor për 2 gush
Vulin, politikani i tretë nga Serbia që mori dekorat nga Rusia: Kush u shpërblye para tij?
IKD: Kuvendi, Qeveria dhe niveli lokal kanë në përbërje zyrtarë që kanë probleme me ligjin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?