By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hargreaves: Ekipet e përbashkëta hetimore përmirësojnë efikasitetin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hargreaves: Ekipet e përbashkëta hetimore përmirësojnë efikasitetin
LajmeUncategorized

Hargreaves: Ekipet e përbashkëta hetimore përmirësojnë efikasitetin

Kosova Times
Last updated: 2025/03/06 at 3:02 PM
Kosova Times Published March 6, 2025
Share
SHARE

Në Prishtinë është bërë lansimi i ekipeve të përbashkëta hetimore kundër financave të paligjshme dhe krimit të organizuar në Kosovë.

 

Jonathan Hargreaves, ambasador britanik në Prishtinë, tha se ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për hetimin dhe ndjekjen penale.

Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial deklaroi se përmes këtij bashkëpunimi do të forcohen kapacitetet e institucioneve të sigurisë.

“Kontributi juaj dhe ekspertiza e ofruar kanë qenë thelbësore për të siguruar përputhjen me standardet më të larta ndërkombëtare. Jam besimplotë se ky bashkëpunim do te forcojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës. Me zotimin se do të garantojmë bashkëpunim me të gjitha institucionet, ne ju falënderojmë për këtë bashkëpunim”, deklaroi Hajdaraj.

Ndërsa, edhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha, tregoi se si do t’i mbështesin ekipet e përbashkëta në hetimin e krimeve të rënda.

“Ekipe të tilla do të ndihmojnë për të forcuar koordinimin mes institucioneve. Ekipet do të angazhohen në hetimin e krimeve të rënda, të cilat kërkojnë bashkëpunim mes institucioneve për të arritur rezultate të shpejta. Kjo do të mundësojë edhe mbështetjen e hetimeve ndërkombëtare që prekin qytetarët tanë. Ne do të sigurojmë trajnimin dhe mbështetjen e nevojshme për ekipet e reja. Ne jemi të vetëdijshëm që krimi dhe korrupsioni kërkojnë angazhim të përbashkët, andaj ekipet e përbashkëta janë mundësi për forcimin e besimit në institucione dhe për të siguruar që ata që shkelin ligjin do të mbajnë përgjegjësi”, shtoi ai.

Ndërsa nga ATK thanë se ekipet e përbashkëta hetimore do të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

Kosova Times March 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
EkonomiLajme

Tri licenca të reja, ZRrE: Kërkesat po rriten pas liberalizimit të tregut

Kosova Times Kosova Times November 7, 2025
Gashi: Nga sot e tutje do të jemi pjesë e opozitës
Reagime gjithandej botës pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Gruaja nga Gjakova dyshohet se kërceu nga kati i dytë, policia nis hetimet
Franca do të vendosë armë bërthamore në Gjermani nëse trupat amerikane tërhiqen nga Evropa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?