By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
December 28, 2025
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
December 28, 2025
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
December 28, 2025
Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biblioteka Kombëtare përkujton Kristoforidhin në 130-vjetorin e vdekjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Biblioteka Kombëtare përkujton Kristoforidhin në 130-vjetorin e vdekjes
Lajme

Biblioteka Kombëtare përkujton Kristoforidhin në 130-vjetorin e vdekjes

Kosova Times
Last updated: 2025/03/07 at 6:25 PM
Kosova Times Published March 7, 2025
Share
SHARE

130 vjet më parë ka vdekur shkrimtari shqiptar Kostandin Kristoforidhi (1827-1895). Në këtë përvjetor jubilar, figurën dhe kontributin e tij arsimor, shkencor dhe letrar e ka përkujtuar Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e cila në rrjete sociale ka publikuar disa prej librave të tij të vjetër dhe të rrallë të cilët i ka në Divizionin e Koleksioneve të Veçanta.

 

“Në 130-vjetorin e vdekjes, përkujtojmë shkrimtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhi (1827-1895). Kristoforidhi ka qenë përkthyes, studiues i gjuhës shqipe dhe një ndër autorët më me ndikim në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Vepra kryesore e tij, për të cilën punoi më shumë se njëzet vjet, është “Fjalori i gjuhës shqipe” me 11 675 leksema, i përpiluar në toskërisht me alfabet të mbështetur në shkronja greke dhe i botuar më 1904 në Athinë. Në të janë përjashtuar shumica e huazimeve, veçanërisht orientalizmat dhe greqizmat”, thuhet në postimin e BKK-së.

Kristoforidhi ka shkruar tregimin e parë prozaik origjinal në gjuhën shqipe, njëkohësisht tregimin e parë për fëmijë “Gjaja e Malësorvet” (Hieja e Tomorrit) në të dy kryedialektet.

“Një prej kontributeve të tjera të tij është në fushën e përkthimeve. Ai ka përkthyer vepra të njohura nga letërsia botërore në gjuhën shqipe, duke ndihmuar në pasurimin e gjuhës shqipe përmes letërsisë së huaj. Përkthimet e tij ishin një mjet i rëndësishëm për lidhjen e kulturës shqiptare me kulturat e tjera. Kristoforidhi ishte, gjithashtu, një njeri i shquar në veprimtarinë edukative. Ai kontribuoi për ngritjen e shkollave dhe mbështeti përpjekjet për përhapjen e arsimit në gjuhën shqipe. Ai e kuptoi rëndësinë e arsimit për zhvillimin e kombit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, prandaj angazhimi i tij në fushën e arsimit ishte pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij. Me vepra dhe kontribut Kristoforidhi ka lënë gjurmë të thella në historinë e kulturës dhe të letërsisë shqiptare, prandaj vazhdon të vlerësohet dhe nderohet. Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Divizionin e Koleksioneve të Veçanta, i ruan me përkushtim të madh disa prej veprave të tij të botuara për herë të parë”, ka shkruar tutje BKK.

You Might Also Like

Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve

Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen

Mbi 98% e kutive të numëruara, VV 49,52%, PDK 21,11%, LDK 13,65, AAK 5,69%

Kosova Times March 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami: Qeveria dyfishoi çmimin e energjisë, premtimet nuk u mbajtën

Kosova Times Kosova Times December 22, 2024
Galatasaray argëton dhe zhgënjen përballë Dynamo Kyiv
Votohen tri projektligje që ndërlidhen me legjislacionin e BE-së
Donika Gërvalla takohet me homologun nga Kuvajti, biseduan për marrëdhëniet bilaterale
Memli Krasniqi: Podujeva me energji dhe vendosmëri drejt fitores!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?