Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. ka vizituar punëtoret gra të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.
Osmani, në një postim në Facebook, ka postuar fotografi me to duke mos ua ekspozuar identitetin, teksa i ka quajtur heroina të fshehta.
“Vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës”, ka shkruar Osmani.