By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do t’i bindet ‘hajvanati’ Albin Kurtit?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A do t’i bindet ‘hajvanati’ Albin Kurtit?!
Opinion

A do t’i bindet ‘hajvanati’ Albin Kurtit?!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/10 at 8:33 AM
Kosova Times Published March 10, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Duket të jetë plotësisht e vërtetë e hidhur, se shumë njerëz në Kosovë nuk e kuptojnë çka flet Albin Kurti! Por edhe më keq se kaq, për ata që e kuptojnë dhe nuk guxojnë ta kundërshtojnë!

Hoxha dhe Plaku

Për ta vërtetuar më mirë dhe më qartë këtë që e ceka më sipër, po e ilustroj me një ngjarje të vërtetë e cila ka ndodhur dekada më parë në një fshat të Rrafshit të Dukagjinit gjatë muajit të Ramazanit. Zakonisht, pas Iftarit të shijshëm, fillojnë të relaksohen besimtarët me biseda të lira me Hoxhën e përzgjedhur të fshatit. Një plak ngucakeq pasi e ofendon Hoxhën, Ai i përgjigjet: “Ty nuk të prehet dëm çka të thuash se je shtazllak”! Plaku më të vërtetë nuk e kishte kuptuar se çfarë i kishte thënë Hoxha dhe filloj të qeshej me krenari duke menduar se Hoxha i ka thënë diçka të mirë! Në atë moment një fqinjë i tij e pyet plakun, a e more vesh çka të tha Hoxha, jo i përgjigjet Ai. Kur e mori vesh se çka i kishte thënë Hoxha atëherë fillon përplasja fizike mes Plakut dhe Hoxhës! Mezi kishin arritur ta shpëtojnë Hoxhën nga duart e Plakut!

Nga batutat në ofendime të rënda

Për të gjithë ata që e kanë përcjellë fushatën zgjedhore, nga dita e parë ngacmimet ndërpartiake kishin filluar me batuta të lehta dhe të ndërsjella mes liderëve partiakë.

Mirëpo, nga dita në ditë batutat filluan të kthehen në kritika dhe ofendime serioze të padëgjuara më parë nga liderët partiakë, me etiketa për hajni dhe tradhti kombëtare.

Por, pa dyshim, ofendimi më i rëndë erdhi në përfundim të fushatës zgjedhore nga lideri i partisë më të madhe në vend (pushtet), Albin Kurti, i cili liderët e partive opozitare i quajti ‘hajvanat’!

Për dallim nga Hoxha i cili e kishte nënvlerësuar një besimtar të vetin me fjalën ‘shtazllak’, Albin ‘Baba’ i ofendoj në mënyrën më të vrazhdë dhe primitive të gjithë liderët e partive opozitare, e bashkë me këta edhe mbështetësit e tyre duke i quajtur ‘hajvanat’ apo ‘shtazllak’!

Do të fitoj i ‘mençuri’ apo ‘hajvanati’?!

Tani ndodhemi në situatën më paradoksale paszgjedhore të pasluftës, kur partia fituese me mbi 40% e rrezikon ta humbë pushtetin shkaku i një fjale banale të liderit të saj, ku në ndërkohë të gjitha partitë opozitare janë barrikaduar kundër Albin Kurtit!

Në këtë situatë të paqartë politike, partisë fituese (LVV) i kanë mbetur vetëm dy opsione, ta formojë qeverinë e vetme me Listën Serbe ose t’i lëshojë rrugë opozitës!

Mirëpo, siç duket, Albin Kurti në pamundësi që të formojë qeverinë i vetëm pa Listën Serbe, do të përpiqet që ta çoj vendin në zgjedhje dhe atë për dy arsye:

E para) për t’i ikur përballjes direkte me administratën e Trump-it!

E dyta) që të viktimizohet nga përballja me Prokurorinë Speciale të Kosovës!

Kurti e mendon, që me ikjen nga këto dy përballje do të ngritet mjaftueshëm në elektorat sa për të fituar ‘Referendumin e tretë’!

Për arsye se e ka të sigurt që ‘hajvanati’ nuk do t’i bindet dot për t’ia bërë numrat për formimin e institucioneve të reja në Parlamentin e Kosovës!

Mbetët të shohim, kush do ta fitoj betejën, i ‘mençuri’ apo ‘hajvanati’?!

Pavarësisht faktit se kush del fitues, Kosova tashmë e ka humbur imazhin e shtetit demokratik.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Reagon Abdixhiku për datën e zgjedhjeve: Le të ringritemi si një!

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Kryetari i Dumës së Shtetit shprehu mirënjohjen e tij për anëtarin e delegacionit rus që rrëmbeu flamurin ukrainas nga duart e deputetit të Radës në samitin në Ankara
Këshilltari i presidentes Osmani paralajmeron padi ndaj Jetlir Zyberajt
Sulmi ndaj Izraelit, Haradinaj: Kosova të rreshtohet me NATO-n, ShBA-në dhe Izraelin, në mbrojtje të lirisë
Moskë, dënohet në mungesë gazetarja amerikane Masha Gessen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?