By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë
June 8, 2025
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
June 8, 2025
Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën
June 8, 2025
Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara
June 8, 2025
Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku për 33 vjetorin e LDK: Kosova ankorohet në BE vetëm me LDK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku për 33 vjetorin e LDK: Kosova ankorohet në BE vetëm me LDK
Lajme

Abdixhiku për 33 vjetorin e LDK: Kosova ankorohet në BE vetëm me LDK

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 10:43 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Kryetari i LDK Lumir Abdixhiku në një pritje të organizuar për 33 vjetorin e themelimit të LDK  tha se kjo ngjarje, nuk shënon vetëm ditëlindjen e një partie politike, por shënon dhe lindjen e aspiratave të artikuluar politike të popullit të Kosovës, për liri, për pavarësi, për demokraci; për jetë të dinjitetshme, në një shtet të pavarur e të barabartë mes kombeve euroatlantike.

“Sot, shënojmë 23 dhjetorin e vitit 1989, në kohën e orëve më të rënda të popullit të Kosovës, kur intelektual të shquar të kohës u ishin përgjigjur thirrjes monumentale të historisë për krijimin e lëvizjes më të madhe shqiptare në Kosovë, në krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi historik i Kosovës, Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti ynë historik, Dr. Ibrahim Rugova”, tha ai.

Abdixhiku tha se me Rugovën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, lindën dhe projektet e para identitare e organizative të shtetit të Kosovës. LDK organizoi “Deklaratën e 2 Korrikut” të vitit 1990; organizoi Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit të vitit 1990; organizoi “Referendumin Popullor” të vitit 1991.

“Në këto ngjarje, dhe të tjera, programi politik i LDK-së u bë projekt nacional i Kosovës. Në këtë projekt nacional të Kosovës, u krijua sistemi i pavarur qeveritar, që përbrenda vetes mbante sistemin e organizuar edukativ, shëndetësor, financiar, të informimit, mbrojtjes e vet sigurisë. Ky sistem organizimi qëndronte si fondament i mbijetesës shoqërore të popullit të Kosovës gjatë gjithë viteve të 90-ta. I njëjti u bë dhe shtyllë e luftës çlirimtare nëpër çdo fshat e çdo qytet të Kosovës”, tha ai.

Pas lirisë, LDK u angazhua në rrugëtimin për demokraci dhe pavarësi. Me mbështetje masive popullore LDK udhëhoqi vendin drejt rindërtimit shoqëror dhe formimit të institucioneve të para demokratike.

“Ky mision u kurorëzua me arritjen më të madhe të popullit të Kosovës, shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, e me njohjen ndërkombëtare të realitetit shtetar të Republikës së Kosovës”.

Kreu i LDK Abdixhiku duke i rikujtuar secilit anëtarë për sfidat me të cilat përballet vendi, ka goditur subjektet qeverisëse.

“E udhëhequr nga popullistët që s’zgjedhin mjete për pushtet, e toksikuar nga diskursi politik e polarizues në vend, Kosova nuk po arrin as të hedhë hapat e mëdhenj zhvillues në vend, e as të ndërtojë ura bashkëpunimi të brendshme, edhe më pak ura komunikimi me aleatët tanë tradicional. Potenciali ynë ekonomik, arsimor, shëndetësor, ligjor, social e ndërkombëtar është peng i tekeve populliste që gjejnë fajtorë për mosveprimin e vet. Republika jonë, Kosova shtet i pavarur e sovran, udhëhiqet nga mosbesues të saj. Ajo po përdoret si platformë e revansheve historike ndaj të kaluarës së lavdishme të lëvizjes sonë popullore që sot po i shënon 33 vjet”.

Sipas tij, sot Kosova po përballet me kriza të njëpasnjëshme.

“Rëndesa ekonomike, e rritjes së çmimeve, e kaosit energjetik, e rrënimit shëndetësor e arsimor, e polarizimeve të skajshme me sektorin privat, me media, me mësues, mjek e me gjithë spektrin politik është bërë krejtësisht e zakonshme; siç është bërë e zakonshme dhe përplasja me aleatët tanë”, tha ai.

Prandaj nënvizoi ai, prezenca e LDK-së si faktor kyç në shtet është jetike.

“Dhe për këtë, të jeni të bindur se yjet politike, siç i dhanë LDK-së përgjegjësinë për organizmin për liri, për pavarësi, për demokraci e shtetndërtim, do ti japin dhe përgjegjësinë për ankorimin e Kosovës në familjen Evropiane”.

Abdixhiku vlerësoi lart qeverisjet aktuale lokale nën LDK.

“Të 9 kryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës – përkundër vështirësive e mungesës së mbështetjes së domosdoshme nga niveli qendror – vazhdojnë të jenë shembuj të përkushtimit, angazhimit, transparencës dhe pastërtisë qeverisëse”, tha ai.

Abdixhiku është ndalur edhe rreth hartimit të programit tonë politik ‘Lidhja për të Ardhmen’, jo vetëm si artikulim ideologjik rugovist, por edhe si program i detajuar mbi politikat e brendshme e të jashtme të Republikës së Kosovës.

“Kështu, plot 29 ekipe, nga shëndetësia e arsimi, mbrojtja e siguria, ekonomia e drejtësia, energjia e deri tek politika e jashtme, janë duke prodhuar programin më të detajuar politik që ka pasur Kosova ndonjëherë. Mbi 300 profesionistë e ekspertë – të brendshëm e të jashtëm pa dallim – të ndarë në këto 29 grupe, po ndërtojnë orientimin tonë politiko-programor, i cili do të shërbejë si bazë e opozitë bërjes sonë konkrete sot, si platformë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, e si program qeverisës në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku u bëri thirrje anëtarësisë për angazhim të pandalshëm në besëlidhjen e re, brenda shtëpisë së vjetër politike. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Siguria në veri është përmirësuar, Serbia ka humbur ndikimin

Defender 2025` mbyllet me sukses, Vengu vlerëson Forcat e Armatosura

Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë

Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sulmi në Gjermani, Konsullata e Kosovës publikon numrin emergjent

Kosova Times Kosova Times March 3, 2025
Shkrimtarja Victoria Amelina vdes pas sulmit në Kramatorsk
Gashi: Nga sot e tutje do të jemi pjesë e opozitës
Përfitimet dhe rreziqet për mjedisin nga minierat në thellësinë e detit
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje demokratike e të drejtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?