Dy GPS ia kishte vendosur në veturë vajzës me të cilën ishte në lidhje dashurie e po ashtu i hapi llogari në rrjetin social “Instagram’ aty ku postoi, duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë, e gjithashtu ia paraqiti numrin e telefonit e adresën e banimit. Ndaj të dyshuarit që është arrestuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, në komunën e Shtimes, i pandehuri me dashje dhe në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit të dëmtuarën V.Z., me të cilën ka qenë në lidhje dashurie, në atë mënyrë që në veturën e saj personale ka vendosur dy GPS për përcjellje të vendndodhjes dhe i ka hapur llogari në rrjetin social “Instagram”, në emër të dëmtuarës, duke postuar fotografi të ndryshme, me mbishkrime denigruese, dhe duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë, duke ia paraqitur edhe numrin e telefonit, dhe adresën e banimit, e që si rrjedhojë e këtyre veprimeve të dëmtuarën e ka vë nën shqetësim të madh emocional, me të cilën ka kryer veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur, i pandehuri K.S.,që nga data 8 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.