“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, kanë treguar se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore të disa segmenteve rrugore ku edhe pritet të kalojë eskorta.

Gjithashtu, riorientim të trafikut kanë thënë se do të ketë në afërsi të objekteve shtetërore, andaj kanë kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.