Ky rekomandim është dhënë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

Sipas hetuesve të IPK-së, dyshohet se zyrtari policor, jashtë detyrës zyrtare, ka përdorur revolen zyrtare me municion privat (jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit.

“Hetuesit e IPK-së po ndërmarrin hapa të tjera hetimorë për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti,” thuhet në komunikatën e IPK-së.