By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ali Lajçi një figurë historike e kombit shqiptar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ali Lajçi një figurë historike e kombit shqiptar
Opinion

Ali Lajçi një figurë historike e kombit shqiptar

Kosova Times
Last updated: 2025/03/11 at 9:09 PM
Kosova Times Published March 11, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Lëvizja për Republikën Shqiptare kishte një zanafillë të hershme nga grupet dhe individët të cilët nuk kursyen as jetën për Republikë. l tillë ishte edhe Ali Lajçi, i cili me shokët e vet vunë themelet e kësaj Republike. Unë pata fatin dhe nderin të njihem dhe ta kam mik, një njeri të dinjitetshëm, një njeri me bagazh të madh kombëtar. Aliu është i veçantë së e veçantë është edhe vepra e tij sublime për Atdhe dhe Komb. Prandaj, si për Aliun ashtu edhe për të gjithë individët dhe veprimtarët e të gjitha grupeve e organizatave dhe të të gjitha periudhave të angazhimit atdhetar e shoqëror duhet të tregohet jo vetëm konsideratë e respekt i përgjithshëm, por edhe njohje e ndërsjellët dhe e merituar shoqërore e publike për vetëflijim dhe sakrifica, në të mirë të atdheut e shqiptarëve. Aliu për veprimtarinë e tij patriotike mbajti burg 10 vjeçar në Serbi. Ali Lajçi udhëtoi në kahen e plotë të njerëzve të mëdhenj të kohës. Ndoqi rrugën e idealit dhe atdhedashurisë  të atyre atdhetarëve më me zë në historinë kombëtare. Bashkë më shumë patriotë vuri bazat e Republikës të Kosovës. Ai do të udhëton pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia okupatore. U tregua personalitet i fuqishëm në kohën më të vështirë për shqiptarët. Lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë si prijës i demonstratave të vitit 1981. Qëndroi fortë dhe gjithmonë vertikalisht për të mbrojtur kauzën e drejtë në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve të nëpërkëmbur me decenie nga Serbia. U bëri ballë të gjitha furtunave, u bëri balla maltretimeve më çnjerëzore të UDB-së në burgjet serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë dhe Serbi.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ishte deputet në Kuvendin e Kosovës edhe nga radhët e LV. Për dy mandate sa e udhëhoqi Pejën, si pjesëtarë i LDK-së, ishte shembull i unitetit dhe menaxhimit shembullor.

Ishte kryetar i gjithë qytetarëve pa dallime partiake apo dallime të tjera, për çka ishte i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.

Lavdi jetës dhe veprës për Atdhe dhe Komb të të madhit, Ali Lajçi!

You Might Also Like

Kuvendarët manipulant po mundohen të fusin gjithçka në shishe!

Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin

Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)

A po i imponohet Kosovës Qeveria e Shpëtimit Kombëtar si formulë e vetme e daljes nga bllokada pas zgjedhore

️Strategjia hibride e Serbisë

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times March 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hakerët e lidhur me Rusinë sulmojnë faqet e internetit të kompanive suedeze nën maskën e aktivistëve islamikë

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Holanda në gjysmëfinale
Finlanda, anëtarja e 31-të në NATO
Deklarata e PS-së së NATO-s: Shqetësim i thellë për veprimet e RS-së në shkatërrimin e rendit kushtetues të BiH-së
Zbulohet lidhja sekrete e Putinit me Houthi-t: Satelitët rusë luajtën një rol kyç në sulmet ndaj anijeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?