Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka shprehur kënaqësinë për takimin me stafin e misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se Aleanca ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për më shumë se 30 vjet.
Në një postim në rrjetet sociale, Shekerinska theksoi se angazhimi i NATO-s për sigurinë e Ballkanit Perëndimor mbetet i palëkundur dhe se një rajon i sigurt i Ballkanit Perëndimor do të sjellë më shumë siguri në të gjithë zonën Euro-Atlantike.
“Ishte një kënaqësi të takoj stafin e misionit tonë KFOR. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon për 30 vjet. Dhe angazhimi ynë mbetet i fortë. Një rajon i sigurt i Ballkanit Perëndimor do të thotë më shumë siguri në gjithë zonën Euro-Atlantike”, ka shkruar Shekerinska.