Sonte Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Bern të Zvicrës, në kuadër të festimeve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo mbrëmje gala do të jetë nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier. Ky koncert do të jetë i veçantë, pasi do të interpretohen vepra të disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI deri te perlat e literaturës klasike botërore.
Gjatë kësaj mbrëmje do të interpretojë sopranoja kosovare Besa Llugiqi.