By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy persona u vranë në një sulm me dron në rajonin e Moskës
September 29, 2025
Raportohen disa raste të posedimit të paautorizuar të armëve
September 29, 2025
Dhunë në familje, pesë raste të raportuara në 24 orët e fundit
September 29, 2025
ShKShMK jep detaje për rastin në Lybeniq, pati mungesë të oksigjenit
September 29, 2025
Koalicioni pro-BE i Moldavisë fiton zgjedhjet me mbi 50% të votave
September 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MKRS thotë se punimet u ndalën për shkak të zonës me asete të trashëgimisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MKRS thotë se punimet u ndalën për shkak të zonës me asete të trashëgimisë
Lajme

MKRS thotë se punimet u ndalën për shkak të zonës me asete të trashëgimisë

Kosova Times
Last updated: 2025/03/12 at 9:24 PM
Kosova Times Published March 12, 2025
Share
SHARE

Inspektorati i trashëgimisë kulturore, ka vendosur shenjat zyrtare për ndalimin e punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.

 

Ndalimi është bërë pasi Inspektorati për Trashëgimi Kulturore i MKRS-së, ka pranuar njoftim për punime, ndërhyrje të pa-autorizuara në një zonë ku ka asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje, konkretisht në rrugën “Xhorxh Bush”, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës, njofton Ministria e Kulturës.

Po ashtu është nënshkruar procesverbali i inspektorëve të ITK-së për ndalim të punimeve dhe është zotuar se do të ndiqen procedurat për pajisje me miratim nga Institucionet e Trashëgimisë Kulturore sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe akteve të tjera përcjellëse.

Në njoftim thuhet se Institucionet përgjegjëse për Trashëgimi Kulturore, QRTK Prishtina dhe IKMM, kanë konfirmuar se Komuna e Prishtinës apo drejtoritë përkatëse: Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Planifikimit Strategjik apo Drejtoria për Transformim të Komunës së Prishtinës nuk kanë kërkuar leje për punë siç e thotë ligji i trashëgimisë kulturore, kur punohet në afërsi të aseteve të Trashëgimisë Kulturore dhe zonave mbrojtëse.

“Prandaj, me datën 12.03.2025, Drejtori, Imer Hakaj dhe Inspektorët e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore kanë kërkuar takim pune me Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës dhe Institucionet e Trashëgimisë Kulturore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“Pas takimit dhe informimit të tyre për këtë vendim, janë vendosur shenjat zyrtare për ndalim të punimeve. Vendosja e shenjave është bërë në prezencën e drejtorit për transformim të Komunës së Prishtinës, Gëzim Kastrati, i cili ka nënshkruar procesverbalin e inspektorëve të ITK-së për ndalim të punimeve dhe është zotuar se do të ndjekin procedurat për pajisje me miratim nga Institucionet e Trashëgimisë Kulturore sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe akteve të tjera përcjellëse”, thuhet nga Ministria.

You Might Also Like

Raportohen disa raste të posedimit të paautorizuar të armëve

Dhunë në familje, pesë raste të raportuara në 24 orët e fundit

ShKShMK jep detaje për rastin në Lybeniq, pati mungesë të oksigjenit

Moti moti në Shqipëri me vranësira

OVL-UÇK mban konferencë në Tiranë, thirrje publike ‘Liri për çlirimtarët

Kosova Times March 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Amnisti, 1500 ekzekutime në 2024 në botë, rekord 10-vjeçar

Kosova Times Kosova Times April 8, 2025
Shqiptarët shpenzuan 350 milionë euro “nga xhepi” për shëndetin në 2021
RTL: Franca po teston një njësi të re ushtarake që “do të jetë e dobishme” në Ukrainë
Horoskopi ditor për 30 qershor
Kurti takon kongresistin amerikan, në fokus partneriteti Kosovë-SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?