By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet
Lajme

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Kosova Times
Last updated: 2025/03/13 at 10:42 PM
Kosova Times Published March 13, 2025
Share
SHARE

Në Dukagjin po shtohen rastet e vjedhjeve të bagëtive, duke i lënë fermerët në vështirësi të mëdha. Vetëm në Novosellë, Dobrigjë dhe Baballoq, janë raportuar disa raste të vjedhjeve të bagëtive. Fermerët thonë se po bëjnë roje natën, ndërsa Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastet.

 

Ahuri i bagëtisë i ka ngelur bosh, pasi që ato dy krerë gjedhe që kishte, që të dyja ia vodhën hajnat në natën mes 10 e 11 marsit. Pren Lekaj nga Novosella e Gjakovës thotë se për këtë mësoi herët në mëngjes kur shkoi për t’i ushqyer.

“Ndoshta ka qenë ora 6 pa dhjetë, kam ardhur këtu edhe e hapa derën me shpin të dorës edhe hyra brenda kur po shoh asnjëra. I shoh zinxhirët e njërës në tokë, ata tjetrin e kishin marrë me zinxhir. E po i lutna atij që i ka marrë, jo që jam duke i frikësuar, por për nder të vet me qenë burrë e bien lopën me mëzat ose e gjen mënyrën qysh me m’u lajmërua. Se unë, qysh ka thanë ai i moçmi s’kam plumb për të. Ai e meriton çdo gjë t’i thuhet po unë s’po mundem”, tha Lekaj.

Për fat të keq kjo dukuri e shëmtuar po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, thonë banorët e kësaj ane të cilët po ashtu kanë pësuar këto ditë. Arif Shabanaj, nga fshati Dobrigje, është njëri prej tyre.

“Këtu e kishin pas hapur këtë derë edhe nuk e gjeta viçin këtu. Viç nja 1500 euro, mështjerrë ka qenë duke thithë qumështin. Kështu, kur u zgjova në mëngjes me ju qit ushqim, nuk e gjeta. Këqyr andej e këtej, kur dola mbas stallës e kishin pas ngre e qit në rrugë edhe deri më tash asgjë nuk di për të. I kam lajmërua policinë. Kanë ardhur i kanë bërë ato punët e veta edhe hala veç nuk ka gjë, një muaj veç u bë. Tash po flitet se janë bërë edhe 7-8 vjedhje tjera”, tha ai.

Edhe familja Mataj, nga Baballoqi i Deçanit, është viktimë e këtij rrjeti keqbërës në Dukagjin.

“Ma kanë marrë një mëzat këtu e kanë thye derën dhe e kanë marrë mëzatin afër 500kg. Janë duke vazhduar duke vjedhur për çdo natë e ne jemi duke bërë roje për natë se mos po takohemi me ta, por tash ishalla nuk takohemi. Urojmë t’i zëjë policia sa më shpejt”, tha Armir Mataj, fermer.

E ndërsa në Policinë e Kosovës thanë se për të gjitha këto raste policia e Kosovës ka angazhuar njësitet policore në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka njoftuar edhe Prokurorinë. Kështu që pas konsultimeve të nevojshme rastet janë duke u hetuar si vepra penale ‘vjedhje e rëndë’.

You Might Also Like

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Moti në Shqipërie, me vranësira, kthjellime dhe mundësi reshje

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Kosova Times March 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aeroplanet po fluturonin prane njeri tjetrit, thuajse pati nje perplasje te drejtperdrejte

Kosova Times Kosova Times September 13, 2024
Yandex ua shet investitorëve rusë platformën e kërkimit
Kurti: Siguria, drejtësia e sundimi i ligjit, shtylla të shtetit të fortë
Faza vendimtare e luftes: E ashtuquajtura Linja ruse e mbrojtjes u thye, por ukrainasit tani kanë një problem të madh!
Haxhiu: Zbatohen 55 % e aktiviteteve të strategjisë për sundim të ligjit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?