Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, e Policia po e heton si rast.

“Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.