By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump thotë se aleanca do të jetë “shumë e fortë” në samitin e NATO-s
June 25, 2025
Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit
June 25, 2025
Çmimet e naftës vazhdojnë të bien pas sulmit të Trump ndaj Iranit
June 25, 2025
Haxhiu: Opozita që 29 herë nuk po merr pjesë në votim
June 25, 2025
OEK letër Kurtit, kërkon shtyrjen e kalimit në tregun e lirë të energjisë
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Faik Konica, intelektuali i dimensioneve europiane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Faik Konica, intelektuali i dimensioneve europiane
Lajme

Faik Konica, intelektuali i dimensioneve europiane

Kosova Times
Last updated: 2025/03/15 at 9:33 AM
Kosova Times Published March 15, 2025
Share
SHARE

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqipe dhe sot kujtohet 150-vjetori i lindjes së tij (15 Mars 1875-15 Dhjetor 1942).

Shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, Konica ka qenë një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve europiane.

Mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Faik Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë, në një familje të vjetër koniciote. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës e më pas studimet e liceut perandorak francez të Stambollit.

Pasi kreu shkollat e mesme në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për filologji romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SH.B.A, ku mori gradën “Master of Arts”.

Me 1897, në Bruksel botoi numrin e parë të revistës politike kulturore e letrare “Albania”.

Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themelojnë gazetën Dielli, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”. Me 1912 në emër të Federatës Vatra, shkon në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Më 1921, Konica zgjidhet kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkruante në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”.

Më vitin 1926, Faik Konica emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

Vdiq në Uashington më 15 Dhjetor 1942. Në vitin 1995, pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë.

Me veprën e tij letrare e me shkrimet kritike, Konica pasqyron një njohje të thellë të mendësisë shqiptare, e jetës politike shqiptare.

Gjatë veprimtarisë së tij është përpjekur për një gjuhë letrare të përbashkët dhe ndihmoi në pasurimin e zhvillimit të stilit letrar dhe publicistik të shqipes së shkruar.

Krijimtaria e tij ka mbetur në pjesën më të madhe e botuar në shkrime të shtypit të kohës dhe në dorëshkrime. Faik Konica mbetet një figurë qendrore dhe një pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne./ATSH

You Might Also Like

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Libri jubilarë, i dhjeti më radhë

Me Plis të bardhë në UNESCO

Kosova Times March 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ballkani fitues i Superkupës, mposht Llapin në Turqi

Kosova Times Kosova Times January 21, 2023
Freedom House: Korrupsioni dhe ndikimi politik në gjyqësor, shqetësime të vazhdueshme në Kosovë
Çfarë do të thotë për serbët në Kosovë heqja e lejes së punës për kompaninë MTS?
Prishtina shkarkon trajnerin kroat, Jaksa Vuliq
Tragjedi ne Slloveni: Një tren pasagjerësh ka përplasur punëtorët e hekurudhës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?