By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Reuters: Trump e shpërbëu fshehurazi DOGE-n. Elon Musk e drejtoi atë deri në maj
November 24, 2025
Oficerët e FSB-së ruse vranë dy persona në rajonin Altai
November 24, 2025
Pavloviq: Rusia ndoshta po përpiqet t’ia shesë vetes NIS-in përmes entitetit të saj në Abu Dhabi, nuk ka negociata
November 24, 2025
Drone misterioze mbi aeroportet në të gjithë Evropën – për çfarë bëhet fjalë?
November 24, 2025
Osmani sot pret në takim një delegacion amerikan
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pagesat nga Plani evropian i Rritjes, pas konstituimit të institucioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pagesat nga Plani evropian i Rritjes, pas konstituimit të institucioneve
Lajme

Pagesat nga Plani evropian i Rritjes, pas konstituimit të institucioneve

Kosova Times
Last updated: 2025/03/15 at 2:22 PM
Kosova Times Published March 15, 2025
Share
SHARE

Pagesat e para nga Plani evropian i Rritjes për Kosovën mund të realizohen vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re në vend. Kjo për arsye se secili shtet përfitues duhet të nënshkruajë me Bashkimin Evropian një marrëveshje për kredi. Marrëveshjet e tilla kanë karakter ndërkombëtar, ndaj edhe duhet të ratifikohen në kuvend me dy të tretat e votave.

 

Kosova nga Plani Evropian i Rritjes pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro. Mbi 250 milionë euro do të jenë fonde pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jepet në formën e kredive të favorshme.

Pesë nga gjashtë shtetet e rajonit janë përfituese të kësaj pakoje. Sidoqoftë, asnjëra prej tyre nuk i ka përmbyllur ende procedurat e brendshme. Vetëm Bosnja dhe Hercegovina për momentin nuk konsiderohet shtet përfitues, pasi nuk ka përmbushur as kushtin fillestar – përpilimin e agjendës së reformave.

Për të diskutuar proceset në kuadër të Planit të Rritjes, liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen javën e ardhshme në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Në samitin e radhës, sipas të gjitha gjasave, do të marrë pjesë edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Pritet që në këtë takim të konfirmohet edhe një herë gatishmëria e Komisionit Evropian për të nisur me pagesat e para sa më shpejt të jetë e mundur, por paraprakisht të gjitha vendet duhet të përmbyllin procedurat e domosdoshme.

Plani i Rritjes është paketa më ambicioze financiare e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Kjo paketë kap shumën prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë euro janë grante pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jepet në formën e kredive të favorshme.

You Might Also Like

Osmani sot pret në takim një delegacion amerikan

Një aksident me fatalitet dhe dhjetëra të lënduar në trafik gjatë 24 orëve

Ndalohet furgoni në Vermicë me 266 kilogram eksploziv

LDK sot mban mbledhjen e kryesisë, nominon kandidatin për kryeministër

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Kosova Times March 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike

Kosova Times Kosova Times February 9, 2023
Renovimi i IML-së, Ministria e Drejtësisë tregon ku do të investohet
WSJ: Irani është gati të kufizojë programin bërthamor pas lehtësimit të sanksioneve
Arrestohet një i dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi gjashtë mijë fishekë
Muharremaj: Janë bllokuar qasjet për zyrtarët financiarë, Kuvendi të veprojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?