Një burrë është gjetur i vdekur sot në shtëpinë e tij në Pejë. Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, pasi pranë trupit të tij është gjetur një armë zjarri.
Lajmin për Radio Kosoven e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar rreth orës 17:40. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Emergjenca, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Afër tij është gjetur një armë zjarri,” tha Gashi.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.