By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohen organizatorët e koncertit, ku humben jeten 50 persona
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohen organizatorët e koncertit, ku humben jeten 50 persona
Rajon / Botë

Arrestohen organizatorët e koncertit, ku humben jeten 50 persona

Kosova Times
Last updated: 2025/03/16 at 10:39 AM
Kosova Times Published March 16, 2025
Share
SHARE

Së paku 50 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan nga zjarri që ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve jozyrtare, zjarri i cili ka plagosur mbi 100 persona, me shumë gjasa ka rënë për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike apo mosfunksionim në instalimet e ndriçimit, shkruan portali a1.

Siç raportojnë mediat maqedonase, fillimisht ka rënë konstruksioni i çatisë.

Portali plusinfo.mk thekson se objekti ku ndodhet diskoteka më parë ka qenë magazinë qilimash dhe se licenca e klubit të natës i skadon më 24 mars.

Në vendin e aksidentit ndodhet ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ndërsa për në Koçan është nisur edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Toskovski pritet të mbajë konferencë për media në orën 9:00.

Shumica e të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, ku ende po marrin kujdes mjekësor, njoftojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Mediat sociale kërkojnë 16 persona që ndodheshin në disko gjatë zjarrit

Në rrjetet sociale qarkullojnë emrat dhe përshkrimet e më shumë se 16 personave, familjarët dhe miqtë e të cilëve thonë se kanë qenë të pranishëm në disko “Puls” në Koçan, ku sot herët në mëngjes shpërtheu zjarri, ku mbetën të vdekur 51 persona dhe rreth 100 të plagosur, me kërkesë për të dhënë çdo informacion për vendndodhjen e tyre, transmeton “Kurir” i Shkupit.

Gazeta thekson gjithashtu se është publikuar një listë e të rinjve të shtruar në spitale, pas kërkesave të familjeve për çdo informacion për të dashurit e tyre, të cilët ndodheshin mbrëmjen e djeshme në diskotekën ku ra zjarri.

Zjarri në diskotekë ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, gjatë një koncerti të grupit DNK, ku sipas informacioneve jozyrtare kanë marrë pjesë rreth 1500 persona.

Në Qendrën Klinike në Shkup është shfaqur lista e të lënduarve, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

zjarritKoçanii vrarë

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

Kosova Times March 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti i mirëpritur nga bashkatdhetarët në Qendrën “Nëna Terezë” në Nju Jork

Kosova Times Kosova Times September 28, 2025
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Kadaresë
Këshilltari i Osmanit:Murati është i fundit që mund të flasë për seriozitet
Trump i vendosur për “t’i rikthyer paratë” përmes marrëveshjes me Ukrainën për minerale
Rastet e Sanduloviqit dhe Selma Barjamit tregojnë se Vulin është ende “mbetet i veshur” në BIA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?