Ajo shprehu keqardhje për viktimat dhe solidaritet me Maqedoninë e Veriut.

“Tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr katastrofik në një klub nate ka sjellë një numër të madh viktimash dhe të plagosur. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e emergjencës. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje. Qëndrojmë në solidaritet me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Labib përmes një postimi në rrjetin “X”.

Lidhur me ngjarjen tragjike, kanë reaguar duke shprehur ngushëllime edhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, kryetaret e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Roberta Mecola, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas dhe eurokomisarja Marta Kos.