Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka ngushëlluar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij për humbjen e babait, Haxhi Thaçit.
Ai ka thënë se ka dalluar te presidenti Thaçi që është fëmijë i përkushtuar ndaj prindërve, në kohën e përgatitjes së shpalljes së pavarësisë.
“Sikur për shumë prindër shqiptarë në Kosovë, jeta nuk u tregua e butë me Haxhi Thaçin. Shpresoj që i dashuri juaj të gjej pushimin e merituar dhe që familja Thaçi të gjej forcën për ta tejkaluar edhe këtë dhimbje”, ka shkruar ai në facebook.