Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Irlandës, Michael D. Higgins, si dhe kryeministrin Micheal Martin, Ditën e Shën Patrikut.
Në postimin e saj në platformën ‘X’, presidentja Osmani tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve.
“Urime Presidentit të Irlandës, Michael D. Higgins, dhe kryeministrit (Taoiseach) Micheal Martin, dhe të gjithë popullit të Irlandës, Dita e Shën Patrikut! Kosova mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe ju dëshirojmë një ditë të mbushur me gëzim dhe gëzim irlandez. Sláinte!”, ka shkruar Osmani.