By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qytetarët e zemëruar në Koçan rrënuan kafenenë e pronarit të diskotekës ku ka rënë zjarri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qytetarët e zemëruar në Koçan rrënuan kafenenë e pronarit të diskotekës ku ka rënë zjarri
Rajon / Botë

Qytetarët e zemëruar në Koçan rrënuan kafenenë e pronarit të diskotekës ku ka rënë zjarri

Kosova Times
Last updated: 2025/03/18 at 7:18 AM
Kosova Times Published March 18, 2025
Share
SHARE

Pas zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, qytetarët e këtij qyteti maqedonas e shprehën zemërimin e tyre në rrugë. Ata kanë shembur sot kafenenë “Klasik”, e cila është e DJ-së, pronarit të diskotekës së lartpërmendur

Qytetarët e mbledhur fillimisht kanë gjuajtur me gurë kafenenë, e më pas kanë shkatërruar inventarin me këmbë dhe sende të tjera. Dyert dhe dritaret e godinës janë thyer, ndërsa karriget dhe tavolinat kanë përfunduar në rrugë. Forcat e policisë kanë qenë të pranishme në vendngjarje, por nuk kanë ndërhyrë drejtpërdrejt për të parandaluar prishjen e lokalit.

Sulm në shtëpinë e pronarit të diskotekës

Pasi kanë shkatërruar kafenenë, një grup qytetarësh janë drejtuar drejt shtëpisë së pronarit të diskotekës, ku kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Në atë moment, një grua nga turma bërtiti:

“Lërini fëmijët, le të gjykojnë autorin, ky nuk është faji i shtetit, ky është faji i një njeriu me emër dhe mbiemër”.

Fjalët e saj inkurajuan më tej turmën të tentonte të hynte në oborrin e shtëpisë, ndërsa disa qytetarë e gjuajtën me gurë ndërtesën. Megjithatë, policia ka arritur të kontrollojë turmën dhe të parandalojë incidente më të rënda.

Pak kohë më parë disa demonstrues janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Koçanit, ku kanë hequr kamerat e sigurisë dhe kanë hedhur gurë dhe vezë në dritare. Pas kësaj, ata sulmuan vetë ndërtesën, por situata u qetësua shpejt. Më pas, demonstruesit u zhvendosën para Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore, duke shprehur pakënaqësi për punën e institucioneve të drejtësisë.

Leje diskoteke e falsifikuar

Siç raportuan më parë mediat maqedonase, nga hetimet rezultoi se diskoteka “Puls” ku shpërtheu zjarri, funksiononte me leje të falsifikuar të kabaresë.

Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se leja është lëshuar nga ministria me vulë origjinale, por në librat zyrtarë me atë numër është regjistruar dokumentacion krejtësisht tjetër.

Për këtë arsye është ndaluar dje Kreshnik Bektershi, ish-ministri i Ekonomisë, pasi dyshohet se ministria e tij ka qenë përgjegjëse për dhënien e lejeve false. Përveç Bektershit, po hetohet edhe roli i Sekretares së Shtetit, Razmena Çekiq Gjuroviq.

Qytetarët e Koçanit, si duket të pakënaqur nga reagimi i institucioneve dhe përgjegjësia e pushtetit, vendosën ta marrin drejtësinë në duart e tyre, gjë që solli edhe skena të dhunshme në këtë qytet maqedonas.

.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times March 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kurti për ndeshjen Kroaci – Shqipëri: Çfarë Shqipërie!

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të k*kainës në Europë
Ambasadori turk bën thirrje për festë të përmbajtur “kur t’i mposhtim holandezët”
Rezervoari goditet në Rusi. Gjendja e jashtëzakonshme, evakuimi në vazhdim
Omer Bajraktari, i fton turistët më besnik të Ulqinit për pushime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?