By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një casus belli për ultima ration
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një casus belli për ultima ration
Opinion

Një casus belli për ultima ration

Kosova Times
Last updated: 2025/03/18 at 8:25 AM
Kosova Times Published March 18, 2025
Share
SHARE

26 vjet nga konferenca e Rambujesë

Shkruan: Jusuf BUXhOVI

Konferenca e Rambujesë (6 shkurt – 18 mars 1999) u iniciua nga Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Majorski, Rusi dhe Wolfgang Petrick nga BE. Konferenca ndërkombëtare kishte për qëllim ndërprerjen e luftës si dhe një zgjidhje të përkohshme politike për Kosovën.

Delegacioni i shqiptarëve përbëhej prej gjashtëmbëdhjetë vetash nga tri grupime: i Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me pesë përfaqësues me në krye Hashim Thaçi, katër pjesëtarë të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike, dhe dy “të pavarur”: (V. Surroin dhe B. Shalën).

Ndonëse bisedimet përfunduan pa sukses, delegacioni kosovar kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte pranuar në parim projekt marrëveshjen politike për vetëqeverisjen në Kosovë.

Nga aspekti diplomatik, edhe pse u quajtën marrëveshje, ato nuk ishin të tilla, meqë u mungonte nënshkrimi i përbashkët i palëve, i domosdoshëm për ratifikime të ndërsjella parlamentare, që u jep validitet shtetëror dhe ndërkombëtar. Si të tilla, ato paraqesin letra zotuese (diktate të panegocueshne) me nënshkrime të njëanshme, pa kredibilitet diplomatik, por me fuqi politike.

Nga këndvështrimi historik, nënshkrimet e palës shqiptare në marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtar (pa atë rus), si dhe refuzimi nga ana e Millosheviqit, krijuan atë që quhet Casus Belli, ngaqë NATO-s ia plotësuan kushtin kryesor për fushatën ajrore ultima ratio ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave në Kosovë dhe caqeve të tjera ushtarake në Serbi nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.

Fushata përfundoi me marrëveshjen ushtarake të Kumanovës, më 10 qershor midis NATO-s dhe Armatës Jugosllave, që ia hapi rrugën rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vënien e Kosovës nën administrim ndërkombëtar. Kështu, rezoluta 1244 i ktheu në maklaturë gjithë ato letra që prodhoi konferenca e Rambujesë. Ndërsa në Kosovë krijoi realitete politike që më 17 shkurt 2008 përfunduan me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

You Might Also Like

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare

Krimba zorrësh në organizmin politikë të Kosovës

Ka ikur koha e tranzicionit politik!

Populli i Dardanisë nuk mashtrohet

TAGGED: #Jusuf Buxhovi
Kosova Times March 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vodhën stoli ari në vlerë prej 10 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Një vrimë misterioze me përmasa të mëdha u hap në një rrugë në Uells, banorët u evakuuan
Shoigu zëvendësoi komandantët e dy rretheve ushtarake
Kosova synon medalje të reja në Lojërat Olimpike 2024 në Paris
Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat, thotë një zyrtar i OKB-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?