I dyshuari është arrestua në Vërmicë, pasi kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarin mashkull shtetas i Armenisë i cili kishte shfrytëzuar rrugët ilegale për të hyrë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar PK.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “ Kalim i paautorizuar i kufirit”.