By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 tetor 2025
October 8, 2025
VIDEO: Sulmohet makina që transportonte presidentin e Ekuadorit, njerëzit qëllojnë me gurë
October 8, 2025
Greta Thunberg i drejtohet Trumpit: “Ke probleme me zemërimin, më jep këshilla.”
October 7, 2025
Gjermani: Djali 15-vjeçar i kryetaes së bashkisë në paraburgim
October 7, 2025
Krasniqi: Klina është gati për rikthim
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK duhet një reformë e thellë: rikthimi te vlerat thelbësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > LDK duhet një reformë e thellë: rikthimi te vlerat thelbësore
Opinion

LDK duhet një reformë e thellë: rikthimi te vlerat thelbësore

Kosova Times
Last updated: 2025/03/20 at 2:54 PM
Kosova Times Published March 20, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Halil GECI

“Ku i ra ndërmend sot Avdullah Hotit se LDK-së i nevojitet lider, duke e goditur pa mëshirë Lumir Abdixhikun?”

Sot, Avdullah Hoti po mundohet të luajë rolin e një Rugovisti, të cilin kurrë nuk e ka pasur. Për më shumë se një dekadë, kam kritikuar ndikimin e tij dhe të mentorëve të tij, Isa Mustafës, Agim Veliut, Lutfi Hazirit dhe mbështetësve të tyre. Pa ndihmën e këtyre individëve, as LDK-ja dhe as Kosova nuk do të ishin në këtë gjendje.

Edhe Lumir Abdixhiku, djali i Bajram “patriotit”, del nga i njëjti burim politik.

Përplasjet brenda LDK-së po ndodhin për shkak të luftës për pushtet. Këto përplasje e kanë lënë partinë të dobësuar dhe të papërfaqësuar denjësisht.

LDK-së i nevojitet një reformë e thellë. Partia duhet të rikthehet tek baza e saj, tek populli, dhe jo tek uzurpatorët që e kanë kthyer në një grup të mbyllur, ku mbështesin njëri-tjetrin.

Në zgjedhjet e fundit, LDK doli e treta dhe, në vend që të fokusohej në ringritjen e saj, mori modelin e prontomafisë, duke filluar ta shkatërrojë nga brenda njëri-tjetrin me përplasje dhe luftë për interesa të ngushta.

Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, e solli LDK-në në një pikë ku ai vetë u ngjit në krye pa pasur asnjë kontribut domethënës, as kombëtar dhe as profesional. I bindur se ishte bërë “mbret”, ai përvoli mëngët dhe zgjodhi deputetë pa asnjë kontribut, duke anashkaluar ata që me përkushtim kishin dhënë gjithçka për këtë vend.

Të njëjtën gjë që sot publikisht po e thotë Avdullah Hoti, e kam theksuar unë ma shumë se një dekadë . Hoti tani pranon se personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e paracaktuar e listave dhe favorizimi medial i një grupi të vogël kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm të partisë.

Në fakt, LDK-së i nevojitet një shtrirje e re në terren dhe një reformë e thellë, e cila duhet të fillojë me largimin e atyre që kanë kontribuar në shkatërrimin e saj.

Largimi i figurave shkatërruse si Lutfi Haziri, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe rrethi i tyre i ngushtë është i domosdoshëm, pasi të gjithë vijnë nga i njëjti burim dhe kanë ndikuar në degradimin e partisë.

Po ashtu, rikthimi i Vjosa Osmanit duhet të ndodhë si pjesë e një bashkimi të plotë me LDK-në, së bashku me listën “Guxo”, të cilën ajo vetë e krijoi. Nëse rikthehet e vetme, pa këtë listë dhe pa një strategji të qartë, rrezikon të digjet politikisht, pasi është dëshmuar si një karrieriste që për pushtet nuk njeh kufij.

LDK-ja ka nevojë për një rikthim të figurave që kontribuuan në themelimin e saj dhe në ndërtimin e shtetit, si Jusuf Buxhovi, Fatmir Sejdiu, Rexhep Gjergji, Donika Gërvalla, Imri Ahmeti, Florian Dushi, Hafiz Gagica, Adem Salihu, Fadil Hadergjonaj, Anton Çuni, Teuta Rugova, Shehu i Gjakovës dhe shumë të tjerë. Ky rikthim nuk duhet të ketë për qëllim kapjen e partisë, por forcimin e saj, duke e shtrirë në bazë dhe duke i dhënë fund interesave të ngushta.

LDK-së i nevojitet një lidership i ri, i dalë nga vullneti i anëtarësisë, pa prapaskena dhe pa tradhti, një lider që i mungon sot më shumë se kurrë.

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

TAGGED: #Halil Geci
Kosova Times March 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times Kosova Times June 28, 2025
Apel i ri nga Interpoli: Na ndihmoni të identifikojmë një grua të vrarë shumë vite më parë
Kurti dhe Totaj diskutojnë për projektin infrastrukturor Prizren – Tetovë
Sllovenia ka presidenten e parë femër
Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritje të numrit të viktimave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?