By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit
August 28, 2025
Presidenti i Argjentinës u qëllua me gurë pasi u vu në qendër të një skandali korrupsioni
August 28, 2025
“Në Ukrainë, jemi në prag të një revolucioni në luftë”: Ish-kolonel i Ushtrisë Amerikane
August 28, 2025
(VIDEO) Një stuhi e madhe rëre “gëlltiti” të gjithë qytetin
August 28, 2025
Moti në Shqipëri – rriten temperaturat deri në 36 gradë
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Loja e turpshme me Rugovën dhe rugovizmin si filozofi politike!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Loja e turpshme me Rugovën dhe rugovizmin si filozofi politike!
Opinion

Loja e turpshme me Rugovën dhe rugovizmin si filozofi politike!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/21 at 11:33 AM
Kosova Times Published March 21, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas dashurisë shpirtërore të simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Ibrahim Rugovën fshihen grupet e interesit që bën plloje mbi trashëgiminë rugoviane, duke e shfrytëzuar emrin e liderit historik për interesa personale dhe klanore.

Shumë laroj e bijë(a) të larojve janë ngritur në emrin e Rugovës

Janë një grup i vogël i njerëzve dhe numër akoma më i vogël i familjeve që e shkërdhyen LDK-në duke u thirrur në emrin e filozofisë politike rugoviane!

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik, subjekti më i madh politik u bë strehë e matrapazëve, uzurpatorëve dhe servilëve, kontrabanduesve dhe tyxharëve politikë, sekserëve dhe urithëve të nëntokës të cilët nuk i zbritën LDK-së që dy dekada nga qafa duke e zhvatur përmes saj buxhetin e shtetit!

Ka mjaftuar vetëm një nga familja të kyçet një herë në rrjetin e grupeve të interesit, për t’i sistemuar më pas të gjithë familjarët e vet në sistemin korruptiv të politikës kosovare.

Pavarësisht  pozicionit politik, pushtet apo opozitë ky rreth vicioz nuk mbetën asnjëherë pa grazhdin e buxhetit të shtetit, qoftë në institucione qendrore apo lokale, publike apo staf diplomatik!

Në secilin proces zgjedhor të njëjtin njerëz përbirohen në listat zgjedhore. Edhe nëse nuk i marrin votat për Kuvendin e Kosovës, si servil të zellshëm ndaj liderit menjëherë sistemohen në pushtetin lokal.

Pra, pa marrë parasysh kush fiton dhe kush i humbë zgjedhjet, ‘larojt e LDK-së’ janë të parët që e lodrojnë buxhetin e shtetit! Nga ta kthesh kokën të njëjtët ‘laroj’ zhvatin arkën e shtetit!

Janë grupi vicioz që i bëjnë ‘rrush e kumblla’ paratë e shtetit duke u thirrur në ideologji dhe filozofi rugoviane pa e bërë asnjë punë të mirë për shtetin dhe qytetarët.

Shumica e atyre që thirren në emrin e filozofisë politike rugoviane as që e kuptojnë konceptin e kësaj filozofie! Mendojnë që është diçka që ka pikur nga qielli apo ka lindur nga populli!

Disa që thirren në emër të filozofisë politike Rugoviane abuzojnë dhe e keqinterpretojnë rugovizmin si mjet për interesa të ngushta personale, për të marrë apo mbajtur pushtetin, pa e ndjerë fare në shpirtin e tyre frymën rugoviane!

Këtyre laronjve dhe larojkave të LDK-së as që ju shkon mendja të largohen apo t’iu lëshojnë rrugë të tjerëve, duke u sjellë si skllave-pronar ndaj elektoratit të LDK-së, të cilët këta të fundit i përdorin si skllevër gjatë fushatave zgjedhore!

Ndjehem krenar, që për 35 vjet të aktivitetit tim politik dhe të qenurit anëtarë i thjeshtë i LDK-së asnjëherë nuk kam përfituar asgjë nga ky subjekt! Por, nuk kam si të mos ndjehem keq kur i shohë ‘laronjtë’ dhe ‘larojkat’ duke kullotur në ‘Arën e LDK-së’ të punuar dekada më parë nga unë dhe mijëra veprimtarë të tjerë!

You Might Also Like

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?

“Një ëndërr në anglisht, një seancë në shqip – por prapë askush nuk kupton asgjë”

Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mijëra persona mblidhen në Vatikan për varrimin e Papa Benediktit XVI

Kosova Times Kosova Times January 5, 2023
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
United thyen Cityn në finalen e FA Cup, festë e kuqe në “Wembley”
Kurti takim me Çobaj, falënderon për mbështetjen e Mali Zi dhe shpreh gatishmëri për thellim të bashkëpunimit
Rakiq kërkon lirimin e serbëve të arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?