By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mungesa e ujit në Liqenin e Vërmicës ul numrin e vizitorëve në zonë
August 31, 2025
Zbulohen detajet e bisedës së sotme midis Putinit dhe Xi Jinpin
August 31, 2025
The Washington Post: “Çfarë përfshin plani i Trump për Rivierën e Gazës: 5,000 dollarë për ata që largohen.”
August 31, 2025
Shefja e KE-së: Ka “plane mjaft të qarta” për vendosjen e trupave në Ukrainë
August 31, 2025
Putin takohet me kryeministrin armen në Kinë: “Vendet tona janë vëllazërore”
August 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DhTIK: ZRRE të shtyjë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > DhTIK: ZRRE të shtyjë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë
EkonomiLajme

DhTIK: ZRRE të shtyjë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë

Kosova Times
Last updated: 2025/03/21 at 2:16 PM
Kosova Times Published March 21, 2025
Share
SHARE

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, e ka pritur me shqetësim të madh, vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e cila në heshtje dhe pa asnjë konsultim paraprak, ka vazhduar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

 

DhTIK i është drejtuar me një kërkesë, kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, z. Ymer Fejzullahut, duke i kërkuar që të shtyjë për të paktën një vit këtë vendim sepse si i tillë, do të ndikoj negativisht në prodhim, eksport, punësim dhe zhvillim ekonomik.

Ne kemi pranuar telefonata dhe kërkesa me shkrim nga kompanitë tona anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh me këtë hap, andaj vlerësojmë se nuk është momenti i duhur që të ndodh një proces i tillë tani.

Hyrja në treg të lirë do të shkaktoj rritje të paparashikueshme të kostove të energjisë dhe do të sjellë sfida serioze për bizneset.

Aktualisht ZRRE ofron vetëm listën e furnizuesve të licencuar, por nuk ofron një platformë ku do të mund të krahasoheshin çmimet që këta furnizues i ofrojnë.

Gjithashtu, për momentin, ZRRE lejon instalimin e paneleve solare deri në 200 kë (d.m.th. një sistem që prodhon rrymë deri në 28000 euro në vit), në vend se ky kufizim të hiqet për bizneset e mëdha.

Sfidat tjera që e përcjellin këtë sektor janë: Paqartësitë Rregullative – Mungesa e një kornize të qartë ligjore për vetë konsum dhe tarifat e shitjes së energjisë ka penguar rritjen e investimeve.
Kapaciteti i Kufizuar i Rrjetit – Rrjeti aktual nuk është gjithmonë i aftë të integrojë kapacitetet e reja të prodhimit diellor pa investime shtesë në infrastrukturë. Mungesa e Stimulimeve të Qëndrueshme – Politikat e subvencionimit nuk janë afatgjata dhe ndryshojnë shpesh, duke krijuar pasiguri për investitorët. Procedurat Burokratike – Procesi për marrjen e lejeve dhe licencave mbetet i ndërlikuar dhe i ngadaltë.

Gjithashtu, ne kemi pranuar numër të madh thirrjesh telefonike dhe e-maila nga bizneset, të cilat kanë shqetësime se kërkesa e KESCO-s për informacione specifike, po e shkelë ligjet, duke i ofruar kësaj kompanie private të dhëna financiare.

DhTIK kohë më parë, ka alarmuar se shtetet fqinje janë duke i targetuar bizneset tona, duke ju ofruar kushte shumë të favorshme për bartjen e prodhimit të tyre.

“Përkundër që bizneset kanë qenë shumë të fokusuara në kontributin e tyre për të zhvilluar vendin, punësimin dhe rritjen e buxhetit të shtetit përmes taksave, vazhdimi qasjes së marrjes së vendimeve pa asnjë konsultim paraprak, rrezikon të shtyjë ato që të ikin përfundimisht nga Kosova”, thuhet në komunikatën e DhTIK-së.

You Might Also Like

Mungesa e ujit në Liqenin e Vërmicës ul numrin e vizitorëve në zonë

Rama: Copëza nga Malësia e Kelmendit

Patate të skuqura me kos deleje dhe djathë

Koktej Mimoze

Shakshuka (vezë orientale me domate)

Kosova Times March 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Qalaj: Haxhiu tek PDK-ja nuk kalon

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Qeveria e Kosovës rikonfirmon mbështetjen për shqiptarët në Luginë
A mund të hyjë ekonomia e Kosovës në recesion?
Sot Dita Botërore e Refugjatëve
“Për arsye të sigurisë”, ndalohet hyrja në Kosovë e makinave me targa serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?