By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet e brendshme, shpëtim i vetëm për LDK-në!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zgjedhjet e brendshme, shpëtim i vetëm për LDK-në!
Opinion

Zgjedhjet e brendshme, shpëtim i vetëm për LDK-në!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/22 at 8:57 PM
Kosova Times Published March 22, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas kërkesës publike të deputetit Avdullah Hoti për ndërrimin e kryetarit të partisë, kanë filluar të shtohen zërat për ndryshime brenda LDK-së, bashkë me ketë edhe lakimi i emrave të mundshëm për kryetar të partisë!

Reformat piramidale gjymtuan LDK-në

Ky është një momentum i ri reflektimi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, jo vetëm nga drejtuesit në Kryesinë Qendrore në Prishtinë, por, për të gjitha Degët dhe Nëndegët gjithandej Kosovës dhe në Diasporë, për ta shpëtuar ndarjen e tretë fatale të LDK-së në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës së këtij viti.

Që kjo të mos ndodhë, LDK-ja duhet ta harrojë pushtetin (e pamerituar) qendror dhe t’i kthehet konsolidimit të brendshëm, të munguar tani e dy dekada më parë!

Pasi kanë kaluar më tepër se dy dekada që kur LDK-ja nuk ka organizuar zgjedhje të mirëfillta dhe demokratike brenda strukturave të saj!

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka stopuar ndryshimet dhe reformat substanciale.

Pas vitit 2010 e këndej, në vend të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në LDK u instaluan ‘Zgjedhjet Aklamacioniste’ me lista të mbyllura dhe pa kundërkandidat!

Në vend të reformave nga poshtë-lartë u aplikuan ‘reformat piramidale’, nga të cilat u gjymtua rrita dhe ngritja e LDK-së!

Emërimet në krye të Degëve dhe Nëndegëve në vend të zgjedhjeve të lira dhe demokratike prodhuan centralizimin e pushtetit qendror dhe defaktorizim, përkatësisht demoralizim të elektoratit rugovian të LDK-së!

Këtij demoralizimi dhe demonizimi të veprimtarëve të LDK-së i kontribuuan koalicionet e panatyrshme me rivalët politik në kundërshtim me vullnetin e elektoratit besnik.

Kjo çoj në pasivizimin e elektoratit, përkatësisht, të demotivimit për dalje në zgjedhje, ku për pasojë erdhi deri tek degdisja dhe lëvizja e elektoratit të LDK-së drejt partive të tjera, përfshirë edhe ato rivale!

Si të parandalohet ndarja e tretë?!

Mirëpo, kjo nuk u bë asnjëherë pengesë për lidershipin autokrat të LDK-së, i cili më përbuzje thoshte, “Ne nuk e pyesim elektoratin për koalicione paszgjedhore”!

Deklarimet e tilla e irrituan në masë të madhe elektoratin e LDK-së për mosdalje në zgjedhje si e vetmja mënyrë për ndëshkimin e lidershipit të papërgjegjshëm.

Kuvendi i VI-të apo ‘Kuvendi i Karrigeve’ e prodhoj ndarjen e parë, kurse zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 e prodhuan ndarjen e dytë fatkeqe, nga e cila LDK doli më e dëmtuar se asnjëherë më parë!

Nuk po i përmendi shkaktarët e dy ndarjeve të para, pasi na janë të njohura të gjithëve!

Mospërfillja e vullnetit të elektoratit në njërën anë dhe mosmbajtja e premtimeve elektorale i prodhoj dy ndarjet e para!

Problemi është si të ndalet ndarja e tretë dhe fatale për LDK-në!

Jemi në situatë, që edhe po deshi, LDK-ja nuk mund t’i fshehë më çarjet e pakënaqësitë e brendshme të ardhura si pasojë e papjekurisë politike të kryetarit aktual, i cili në vend të respektimit të vlerave dhe kontributit të veprimtarëve themeltarë, përparësi ju dha mercenarëve dhe parashutistëve në LDK!

Lakimi i emrave të mundshëm për kryetar të ri partisë, jo vetëm që nuk e ndihmon procesin e reformimit, e favorizon ndarjen e tretë, e cila do të jetë fatale për LDK-në.

Pozita e tretë nuk ia jep komoditetin askujt për vetëkënaqësi në LDK. Secili anëtarë i partisë që ia donë të mirën LDK-së duhet të bëjë presion tek ‘Kryesia Qendrore’ për organizimin e një procesi të brendshëm zgjedhor, si kusht të domosdoshëm dhe të vetëm për shpëtimin nga ndarja e tretë dhe fatale për LDK-në në pragë të zgjedhjeve lokale.

You Might Also Like

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kontestohet linja e vetme e trageteve në Mal të Zi

Kosova Times Kosova Times February 14, 2023
Bjellorusia shton kampet “patriotiko-ushtarake” për jetimët dhe fëmijët e tjerë
Sot moti me shi dhe borë
Putin kërkon nga industria e mbrojtjes të përmirësojë armët për ushtrinë
Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?