By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Importi shënoi rritje, bashkë me të u rritën edhe çmimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Importi shënoi rritje, bashkë me të u rritën edhe çmimet
EkonomiLajme

Importi shënoi rritje, bashkë me të u rritën edhe çmimet

Kosova Times
Last updated: 2025/03/25 at 11:06 PM
Kosova Times Published March 25, 2025
Share
SHARE

Importi gjatë këtij viti ka shënuar rritje për rreth 11% në Kosovë. Kjo thuhet se edhe ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të shumë produkteve në vend, e sidomos atyre ushqimore. Shitësit thonë se importi i këtyre produkteve nga shtetet tjera po u kushton më shumë, andaj edhe po i ngritin çmimet. Ndërkaq, sipas njohësve të ekonomisë, mosmbështetja e prodhuesve vendorë ka ndikuar në këtë ngritje të importit.

 

Çmimet e perimeve pothuajse po u bëjnë konkurrencë atyre të produkteve të mishit. Diku 4 euro e diku edhe më shumë se aq po kushton vetëm një kilogram speca, e rreth 3 euro një kilogram domate.

 

Të larta janë edhe çmimet e produkteve ushqimore. Por, ata që merren me tregtimin e tyre thonë se kjo rritje e çmimeve është për shkak të mungesës së prodhimit, e rritjes së importit.

“Hala jemi në kohë të ftoftë edhe s’ka prodhim të Kosovës, përveç që kemi spinaq,qepë të re , lakër, prodhime tona. Speca, tranguj, domate, krejt janë të vendeve tjera”, tha Beqir Avdiu, shitës.

Përfaqësuesit e konsumatorëve thonë se lojëra me çmime po ndodhin për shkak të moskontrollit ndaj tyre.

” Të gjitha shtetet që prodhojnë e financojnë e subvencionojnë eksportin që do të thotë se ato prodhime  te ne duhet me qene ma të lira se atje, por ndodhë e kundërta. Kjo e dëshmon mungesën e kontrollit”, tha Selatin Kaçaniku, kryetar i shoqatës “ Konsumatori”

Ndërsa, njohës të ekonomisë thonë se mosmbështetja e prodhuesve vendorë po ndikon në rënien e prodhimit, ngritjen e importit e bashkë me të edhe të çmimeve.

“ Është një emergjencë kombëtare që institucione te Kosovës duhej të merren urgjentisht, sepse Kosova po importon jashtëzakonisht shumë dhe prodhimi është nivelin më të ut të mundshëm. Gjithashtu, edhe eksporti ka rënë dhe kjo sigurisht përçon mesazh negativ sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit”, tha  Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë

E se është rritur importi, këtë e faktojnë edhe të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin shkurt.

Sipas ASK-së, krahasuar me shkurtin e 2024-s, ka pasur një deficit tregtar prej 13.6%.

Pra eksporti i mallrave ka rënë për 4.3% ndërkaq importi ka shënuar rritje prej 10.9%, apo në 518.6 milionë euro.

You Might Also Like

Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja

Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere

Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin

Receta e Kek me Xhenxhefil

“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat

Kosova Times March 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

EUROPOL: U shkatërrua rrjeti i mercenarëve rusë, në mesin e tyre edhe shtetas të Bosnjës

Kosova Times Kosova Times October 31, 2025
Koreja e Veriut premton të dërgojë 1,000 xhenierë në rajonin e Kurskut
Garë me dron. Roli i dronëve në luftën ruso-ukrainase
ZRRE del me njoftim lidhur me tarifat e reja të energjisë
Luftime të ashpra në Avdijivka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?