Në njoftim, thuhet se rastin e ka raportuar në Polici viktima, derisa s’janë dhënë më tepër detaje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksohet në njoftimin e policisë.