By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush e ka radhën nesër?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kush e ka radhën nesër?!
Opinion

Kush e ka radhën nesër?!

Kosova Times
Last updated: 2025/03/26 at 9:53 AM
Kosova Times Published March 26, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Problemi i rritjes së kriminalitetit dhe dhunës fizike në vendin tonë, rrënjet i ka në disa faktorë socio-ekonomik dhe institucional. Mungesa e barazisë sociale dhe pabarazia ligjore janë shkaktarët kryesor, por jo të vetëm.

Pabarazia ligjore e theu besimin e qytetarëve në shtet

Rënia e cilësisë në arsim dhe edukimi i pamjaftueshëm familjarë janë faktorët e parë, rrethi shoqëror dhe sistemi i drejtësisë janë faktori i dytë, kurse politik-bërja e gabuar dhe mungesa e përspektivës zhvillimore janë faktorët e tretë dhe kyq të bastardimit të shoqërisë sonë.

Humbja e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit dhe pasigurisë.

Pabarazia ligjore apo drejtësia selektive ka bërë që qytetarët ta humbin besimin në drejtësi dhe jo vetëm.

Janë edhe mbrojtësit e rendit dhe ligjit (Policia) që e kanë humbur besimin në sistemin e korruptuar të drejtësisë!

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur policët me mund dhe sakrifica, duke e rrezikuar edhe jetën e tyre arrijnë ta arrestojnë një hajn ordiner apo një të dyshuar për krime, ndërsa të nesërmen të njëjtin e shohin të lirë në të njëjtin vend (lokal) duke pirë apo duke u argëtuar me shoqërinë e tij, atëherë demotivimi i policëve për punë është i pashmangshëm!

Përderisa drejtësia nuk arrin t’i dënojë keq-bërësit dhe kriminelët, qytetarët nuk mund të ndjehen të lirë!

Drejtësia selektive (korruptive) ka krijuar hapësirë veprimi për kriminelët!

Kur qytetarët e kanë besimin e plotë tek policia, ata bashkëpunojnë më shumë dhe pa hezitim në denoncimin e rasteve, gjë e cila ndikon në parandalimin e akteve kriminale.

Kurse mos funksionimi i sistemit të drejtësisë i nxitë të rinjtë dhe moshat e tjera të shoqërisë që të përfshihen në veprime kriminale.

Fillimi i një fushate të gjerë në nivel vendi për grumbullimin e armëve dhe kontrollet e rrepta nëpër lokale mund të ndihmojnë në uljen e rasteve të vrasjeve dhe dhunës në familje!

Kosova ‘arenë të kaubojve’

Kosova e sotme është shndërruar në ‘arenë të kaubojve’ sikurse në parlament ashtu edhe në sheshet dhe rrugët e qyteteve tona!

Politikanët vijnë dhe largohen nga pushteti me kauza të rrejshme pa e bërë asnjë punë të mirë për vendin! Ndërsa familjarët e tyre sillen si ‘kauboj’ rrugëve dhe lokaleve, ku përveç hajnisë sistematike shkaktojnë edhe dhunë fizike ndaj të tjerëve.

Bijët dhe bijat e politikanëve, sikurse në të kaluarën edhe sot janë shtresa më e rrezikshme e shoqërisë, pasi të njëjtët janë të paprekshëm nga organet e rendit dhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi!

Kur një qenie njerëzore e humbë besimin në institucione shtetërore dhe e ‘mund’ frikën nga Zoti atëherë nga ai nuk pritet gjë e mirë, përveç shkaktimit të dëmit ndaj të tjerëve!

Kur shoqëria njerëzore e humbë besimin në ligjet e shtetit dhe në Zot, atëherë e humbë paqen dhe dashurinë për njëri-tjetrin. 

Armëmbajtjet pa leje, katër vrasje për tre ditë

Numri i madh i armëmbajtjeve pa leje dhe pa dijeninë e familjarëve ka bërë që shumë të rinj të implikohen në veprime kriminale!

Pasojat e armëmbajtjeve pa leje janë këto; për tre ditë katër vrasje! Kjo vjen si pasojë e tretjes së vlerave njerëzore: njerëzillëkut, moralit, dashurisë dhe dhembshurisë njerëzore, dinjitetit dhe respektit njerëzor!

Shoqëria e cila hesht para padrejtësisë, bëhet viktimë e saj!

“Kush vret një të pafajshëm, është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin”!

Nuk e di, a na kanë zënë mëkatet apo inatet personale, egoizmi apo dëshira për t’i marrë tjetrit atë që ka në mënyrë të dhunshme!

Pasiguria qytetare është në nivelin alarmant!

Njeriu del nga shtëpia, por nuk është i sigurt që kthehet i gjallë në shtëpi!

Qytetarët në heshtje e pyesin njëri-tjetrin, kush e ka radhën nesër!

Ku është shteti!?

Shteti vazhdon të jetë i heshtur dhe i përgjumur karshi krimit dhe kriminelëve!

Ndodhën katër vrasje brenda tre ditëve dhe asnjë reagim i drejtuesve shtetërorë, madje asnjë ndjenjë solidariteti për viktimat!

Kjo përveçse papërgjegjësi shtetërore, mund të kuptohet edhe ndryshe, si pajtim me situatën e krijuar të pasigurisë në vendin tonë, e cila po i bën më të sigurt politikanët në kapjen e shtetit!

Vrasjet janë shpërqendrim total i shoqërisë nga keq-qeverisja e vendit!

Ndodhë kështu, për faktin se me këto vrasje të njëpasnjëshme atyre nuk po ju prishet rehatia në kolltuqet e pushtetit!

Ndërsa atyre që po ju prishet jeta dhe rehatia po largohen nga vendi!

Nëse vazhdon edhe më tutje kjo situatë alarmante e pasigurisë, atëherë ka rrezik që dhuna fizike dhe vrasjet të bëhen normë shoqërore dhe plagë e pashërueshme e shoqërisë sonë! Ky është dështim i përbashkët i politikës dhe shoqërisë në ndërtimin e një të ardhme të sigurt në shtetin e lirë, në të cilin nuk po funksionon Ligji dhe as Kanuni!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times March 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zvicra e fiton Eurovisionin 2024

Kosova Times Kosova Times May 12, 2024
Sondazhet e sajuara dhe shpërthimi i militantëve partiak!
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Izrael Iran Vila Pamphili Garlasco Kupa e Botës për Klube Pjekuria Seksionet Lajme të fundit Kronikë Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli Venezia Giulia Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli i Jugut Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkasti ANSAMag Oferta speciale Faqet Ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Tema ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Kode Zbritjeje ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkasti Kremlini: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës Të paraqitura World4all, një startup që certifikon aksesueshmërinë e vendeve dhe shërbimeve Sëmundjet e rralla, një turne padel për të promovuar kërkimin Sëmundjet e rralla, një turne padel për të promovuar kërkimin Vende në botë ku mund të shtroni dyshekun dhe të praktikoni joga Përbërës për rukolën në sallatë, por edhe për kremin kundër plakjes Përbërës për rukolën në sallatë, por edhe për kremin kundër plakjes Martina Stella, ‘Kthehem në teatër pa keqardhje’ Tema të nxehta Izrael Iran Vila Pamphili Garlasco Kupa e Botës për Klube Pjekuria Teknologji ANSA e verifikuar Motorë Lajme të fundit Naviga Kremlini: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës
Kurti vizitoi Qendrën e Klinikës Universitare Stomatologjike e cila ka filluar me ofrimin e shërbimeve të reja
Osmani takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën aktuale në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?