By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 tetor 2025
October 3, 2025
10 lagjet më të bukura në Evropë – nga Borgerhout në Digbeth
October 2, 2025
Alpet shqiptare ne top liste te destinacioneve më të mira të Evropës për ecje në vjeshtë
October 2, 2025
Dodik u takua me Putinin në Soçi: presidenti rus e uroi për Ditën e Unitetit Serb
October 2, 2025
Bengio: Edhe një shans prej një përqind për katastrofë njerëzore është shumë i madh
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përkujtohet masakra në Krushë të Vogël
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përkujtohet masakra në Krushë të Vogël
Lajme

Përkujtohet masakra në Krushë të Vogël

Kosova Times
Last updated: 2025/03/26 at 1:15 PM
Kosova Times Published March 26, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në tubimin përkujtimor me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Krushë të Vogël, tha se një fshat i tërë u kthye në një varrezë.

 

“Më 1999 ndodhi një nga mizoritë gjenocidale të Serbisë. Për dy ditë u masakruan 113 martirë. Një fshat i tërë u kthye në një varrezë dhe forcat serbe nuk u ndalën vetëm me vrasje, por edhe i dogjën trupat. Serbia dëshmoi edhe një herë përpjekjen për ta fshirë popullin e Kosovës nga faqja e dheut. Krusha e Vogël nuk është vetëm dhimbje, por simbol i zgjuarjes dhe ku i shohim këta fëmijë, shumica prej tyre janë rritur pa prindër”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka theksuar se Krusha e Vogël nuk është vend i kujtesës, por edhe vend i së ardhmes sonë, jo për t’u hakmarrë, por për të mos u përsëritur më.

Kurti: Adresimi i krimeve të kryera nga Serbia, çështje urgjente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përkujtimin e masakrës në Krushë të Vogël, tha se dëshmitë e krimeve të Serbisë në këtë vend janë të fuqishme, ndërkaq gjykimet e dënimet për këto krime janë  të pakta e të mangëta.

“Prandaj është çështje urgjente adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës, sepse përderisa këto krime nuk vjetrohen, dëshmitarët e këtyre mizorive vit pas viti, po plaken e po pakohen”, tha Kurti.

Ai tha se u bënë bashkë në Krushën e Vogël, vendin ku 26 vite më parë forcat policore ushtarake të Serbisë kryen mizoritë më ç’njerëzore.

“Jemi dëshmitarë të asaj kohe të tmerrshme lufte, kur Serbia pushtuese armike kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit e gjenocid mbi ne shqiptarët e Kosovës. Madje edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Beograd, si serbja, Natasha Kandiq, e kanë quajtur krimin në Krushë të Vogël, gjenocid”, tha ai.

Presidentja Osmani bën homazhe në Krushë të Vogël

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Krushë të Vogël.

U bënë 26 vjet nga masakrat në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, përfshirë burra, gra, pleq e fëmijë.

Kjo masakër konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.

You Might Also Like

Shkollat malore ndezin ngrohjet për shkak të temperaturave të ulëta

Haradinaj: Nën udhëheqjen e Ali Berishës, Peja do ta rifitojë shkëlqimin

Krasniqi priti ambasadorin Antonini, temë zhvillimet politike dhe zgjedhjet

Tranzicioni i komandantëve, KFOR inauguron mburojën dhe ngrit flamurin

LVV në Kaçanik premton zhvillim e kushte më të mira

Kosova Times March 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ahmeti: Atdhedashuria e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – burim frymëzimi

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Rohde: Sulmi terrorist nënvizon nevojën urgjente për dialog
Bombarduesit amerikanë po kthehen në shtëpi
Kurti, Osmani, Konjufca, Gërvalla dhe Bislimi bëhen bashkë në “Ballkonin e Hapur”
Parlamenti Evropian miratoi krijimin e një fondi ukrainas me një vëllim prej 50 miliardë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?