Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 125-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili mban kodin W04419 në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Dëshmitari është i pranishëm përmes video-lidhjes dhe po dëshmon me masa mbrojtëse. Ai është duke dëshmuar në seancë të mbyllur për publikun me arsyetimin e ruajtjes së identitetit dhe sigurisë së tij.

Gjithashtu, Hashim Thaçi, Kadri veseli, jakup krasniqiq dhe Rexhep Selimi janë të pranishëm përmes video-lidhjes. Sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith III, ata kanë bërë kërkesë që të heqin dorë për sot nga pjesëmarrja në mënyrë fizike në seancë.