By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë
December 10, 2025
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamza i gatshëm të negociojë për qeverinë e re, nëse nuk e bën LVV-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hamza i gatshëm të negociojë për qeverinë e re, nëse nuk e bën LVV-ja
Lajme

Hamza i gatshëm të negociojë për qeverinë e re, nëse nuk e bën LVV-ja

Kosova Times
Last updated: 2025/03/28 at 2:10 PM
Kosova Times Published March 28, 2025
Share
SHARE

Bedri Hamza, që ka qenë kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, parti që u rendit e dyta për nga votat e numri i deputetëve, ka thënë se është i gatshëm që të nisë negociatat për qeverinë e re, por, fillimisht tha se do të presin partinë fituese të zgjedhjeve që brenda afateve ta bëjnë këtë.

 

Por, sipas tij, nëse partia fituese nuk arrinë brenda afateve t’i jap vendit institucione të reja, atëherë ai dhe PDK-ja janë të gatshëm që Kosovës t’i japin një qeveri të re.

Ka treguar se është në biseda me partitë tjera që deri tash kanë qenë në opozitë, por tha se ende nuk kanë arritur në fazën se si do të duket formula qeverisëse.

“ Tash jemi  në një fazë ku vendi duhet t’i ketë institucionet. Unë besoj duke respektuar kushtetutën, ligjet, partia e parë do të provojë në kohë e pa vonesa për t’i krijuar institucionet, edhe konstituimin e Kuvendit edhe Qeverinë. “Bazuar në situatën gjeopolitike dhe ekonomike, në të cilën ndodhet vendi, Kosova ka nevojë për institucione. Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetuese unë jam i gatshëm si kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës t’i marr përgjegjësitë për krijimin e Qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, që ne ta krijojmë qeverinë dhe t’ia japim institucionet vendit”, tha ai.

Hamza, tregoi se arsye pse ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit që e fitoi me 9 shkurt. Ai tha se mbanë pozitën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës dhe komuna si shkak i kësaj do të shkonte në zgjedhje, e sipas tij, do të ishte e padrejtë që brenda 6 muajsh, komuna të shkonte dy herë në zgjedhje.

“Por, kjo nuk më ndalon që unë të punoj dhe e kam mbështetjen e plotë të PDK-së, për bisedat me parti tjera për ta krijuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, nëse radha kalon tek ne. Prandaj  çdo vonesë është e paarsyeshme dhe e dëmshme për vendin”, theksoi ai.

Hamza tha se gjatë fushatës ka qenë kundër vijave të kuqe dhe ato nuk i preferon.

“Sa i përket bisedave, po jemi në biseda dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike apo plitikan në Kosovë nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë të bisedoj. Jemi në biseda edhe me LDK, edhe AAK-Nisma edhe me subjekte tjera. Nuk kemi arritur në fazën si do të duket formula qeverisëse”, tha ai.

Hamza, tha se radha dihet, PDK-ja është partia e dytë, i ka 24 deputetë.

“Asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur temë se si do të duket qeveria . Radha dihet dhe mbi bazën e kësaj do të diskutojmë”, tha Hamza në konferencën para gazetarëve, një ditë pasi u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ-ja.

You Might Also Like

IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi

Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal

Dhuna në familje në rritje shqetësuese

E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim

Kosova Times March 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes shoferi që u vetaksidentua në Rahovec

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Musk iu përgjigj Trumpit: “Zoti President, do ta bëj!
Rusia po kërkon më shumë se 96,000 persona: Kush është në listën e të kërkuarve nga Rusia?
Mujanoviq për bllokimin kufitar: Serbia mbetet kërcënim për Kosovën
Fillon takimi Trump-Putin në Alaskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?