By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kastrati: Masakra e Burimit një krim për të cilin duhet të dënohen autorët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kastrati: Masakra e Burimit një krim për të cilin duhet të dënohen autorët
Lajme

Kastrati: Masakra e Burimit një krim për të cilin duhet të dënohen autorët

Kosova Times
Last updated: 2025/03/28 at 2:14 PM
Kosova Times Published March 28, 2025
Share
SHARE

Në përkujtim të ngjarjes më të rëndë të ndodhur në Komunën e Malishevës, më 31 mars 1999, sot u mbajt një mbledhje përkujtimore.

 

Në këtë përkujtim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me folës të tjerë, kërkoi edhe një herë që autorët dhe urdhërdhënësit e këtij krimi makabër të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Kastrati, duke përkujtuar 42 të vrarët në “Masakrën e Burimit”, e cilësoi këtë ngjarje si më të rëndën në historinë e Malishevës, duke e konsideruar një akt hakmarrjeje të okupatorit serb ndaj luftës së UÇK-së.

“Kjo ngjarje është dëshmia më e qartë e gjenocidit dhe terrorit të organizuar. Është një krim për të cilin ende nuk është dënuar askush. Ne kërkojmë që autorët dhe urdhërdhënësit e këtij krimi makabër të sillen sa më shpejt para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk janë dënuar, por ndodh e kundërta – sot po gjykohen çlirimtarët, po gjykohemi ne për luftën tonë çlirimtare”, ka thënë Kastrati.

Ai iu drejtua familjeve të viktimave me këto fjalë: “Të nderuara familje të të vrarëve në Masakrën e Burimit, ne jemi me ju në dhimbjen tuaj, por duhet të ndiheni krenarë për gjakun e derdhur për lirinë e vendit dhe të kombit.”

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij tha: “Me dhimbje përkujtojmë të gjithë të rënët në këtë masakër. Ky ishte një nga krimet më të rënda që dëshmojnë gjenocidin e ushtruar mbi popullatën shqiptare. Megjithatë, përkundër këtyre vrasjeve, ne nuk u thyejmë kurrë në përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi. Ky krim duhet të ndëshkohet dhe liria jonë do të jetojë përgjithmonë. Ne gjithmonë do t’i kujtojmë të rënët tanë për liri.”

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, theksoi se Masakra e Burimit është një ngjarje e paharrueshme dhe dëshmi e një hakmarrjeje dhe gjenocidi të ushtruar mbi popullatën civile.

“E gjithë popullata e Malishevës dha shumë për luftën për liri, dhe pushtuesi serb u hakmor ndaj civilëve tanë. Megjithatë, asnjëherë nuk na thyen në luftën tonë për pavarësi. Ky ishte çmimi i lartë që paguam për lirinë tonë,” tha Kryeziu, duke kërkuar dënimin e autorëve të këtij krimi si dhe lirinë për çlirimtarët që padrejtësisht po gjykohen në Hagë.

Në fund, në emër të familjeve të 42 civilëve të vrarë, Adem Morina falënderoi institucionet për përkujtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregon Komuna e Malishevës ndaj të gjithë të rënëve për liri.

Në këtë ngjarje përkujtimore morën pjesë kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, asamblistë, komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, përfaqësues të OVL të UÇK-së, Metush Kryeziu, përfaqësuesi i shoqatës për personat e zhdukur, Hysen Kryeziu,  familjarë dhe qytetarë të tjerë.

You Might Also Like

Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës

LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta

Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Miliona euro për `Pastrimin`, Rama akuzon menaxhmentin për abuzime

Kosova Times March 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia thotë se e zmbrapsi një sulm ukrainas me dronë në Krimenë e uzurpuar

Kosova Times Kosova Times November 7, 2023
Iraku po përgatitet të mbyllë misionin e koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun
Gashi: Integrimi në BE kërkon dialog dhe mbështetje
Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?