By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA
Lajme

AKA prezantoi në Madrid përfitimet nga procesi i vlerësimit të ENQA

Kosova Times
Last updated: 2025/03/29 at 6:05 PM
Kosova Times Published March 29, 2025
Share
SHARE

Drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim morën pjesë në seminarin e organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ku prezantuan përvojën e Kosovës në procesin e vlerësimit të jashtëm dhe ndikimin e tij në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

 

Gjatë prezantimit përfaqësuesit e AKA-së kanë theksuar konsensusin e gjerë kombëtar në Kosovë për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke nënvizuar se procesi i vlerësimit nga ENQA ka shërbyer si katalizator për përmirësimin e politikave dhe zbatimin e standardeve evropiane për sigurimin e cilësisë (ESG), njofton Agjencia për Akreditim.

Ata po ashtu kanë theksuar se ky proces ka ndihmuar AKA-në në avancimin e procedurave të saj të vlerësimit, në fuqizimin e transparencës dhe në ndërtimin e një kulture të përgjegjshmërisë institucionale.

Në njoftim thuhet se ngjarja në Madrid kishte për qëllim të ofronte udhëzime të vlefshme për agjencitë që pritet t’i nënshtrohen një rishikimi të jashtëm nga pranvera e vitit 2025 deri në vitin 2027. Pjesëmarrësit diskutuan mbi metodologjitë e rishikimeve të plota dhe të synuara, praktikat e mira në hartimin e raporteve të vetëvlerësimit dhe rëndësinë e një përgatitjeje të thelluar për procesin e vlerësimit.

Përfaqësuesit e AKA-së e vlerësuan këtë seminar si një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe për forcimin e bashkëpunimit me agjenci të tjera evropiane, me qëllim avancimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë të Kosovës.

Sipas njoftimit nikoqir i këtij seminari ishte Agjencia Kombëtare për Vlerësimin dhe Akreditimin e Cilësisë në Spanjë (ANECA), ndërsa kanë marrë pjesë përfaqësues të ENQA, Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe përfaqësuesit e agjencive nga mbarë Evropa.

Delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi; Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi; dhe Drejtori për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese, Shkelzen Gërxhaliu.

You Might Also Like

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e adresave

Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Ndalohet një veturë në Han të Elezit, sekuestrohen rreth 300 mijë euro

Kosova Times March 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?

Kosova Times Kosova Times September 8, 2024
‘Silicon Valley’ forcon masat për të shmangur spiunët kinezë
Erdogan: Ruajtja e rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës është e rëndësishme për Turqinë
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë
Fillon dëshminë Nuredin Ibishi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?