By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë shënohet me orë letrare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë shënohet me orë letrare
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë shënohet me orë letrare

Kosova Times
Last updated: 2025/04/02 at 6:28 PM
Kosova Times Published April 2, 2025
Share
SHARE

“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë” ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në kryeqytet me një varg veprimtarish, duke u mbyllur sot me një orë letrare që përfshinte një mozaik të tërë pikash.

 

Sipas njoftimit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, një numër i madh nxënësish janë regjistruar falas që nga orët e hershme të mëngjesit në institucionin e tyre, duke kulmuar me takimin e krijuesve dhe lexuesve.

“U lexua mesazhi ‘Gjuha e figurave’ – tekst artistik nga autori holandez Rian Visser, mesazh ky i sponsorizuar nga Sesioni Kombëtar i Holandës dhe lexohet në gjithë botën më 2 prill,” thuhet në njoftim.

Për nder të 2 prillit, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” promovoi librin “Kapërce detet në krahët e imagjinatës”, tregime dhe ese të shkruara nga nxënësit pjesëmarrës në konkursin letrar, organizuar nga biblioteka vitin e kaluar dhe mbështetur nga Drejtoria për Kulturë. Për vlerat e këtyre teksteve foli poeti dhe studiuesi i letërsisë për fëmijë Xhevat Syla, i cili e vlerësoi lart imagjinatën e fëmijëve.

Është, po ashtu, traditë që këtë festë krijuesit të lexojnë poezi për fëmijë. “Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë”, i përbërë nga: Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Xhemë Karadaku, Skender Zogaj dhe Jonuz Fetahaj, deklamuan krijimet e tyre, ndërsa voglushja Amra Ramiqi – autore e dy librave për fëmijë – deklamoi një pjesë nga vepra e saj e fundit. Këto krijime u shoqëruan në piano nga Vesa Veselaj.

Në fund, u ndanë mirënjohje për asociacione, media dhe individë që e përkrahën vazhdimisht bibliotekën.

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë festohet që nga viti 1967 dhe është vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Si ngjarje, ka për qëllim promovimin e leximit dhe nxitjen e dashurisë për librat tek fëmijët dhe të rinjtë.

You Might Also Like

Filmi shqiptar ‘Shame and Money’ triumfon në Sundance, kthehet me çmim

“Klithma”, zëri që sfidon harresën: promovohet libri i Alketa Gashi Fazliut në Prishtinë

Sot promovohet libri ‘Klithma’ i Alketa Gashi Fazliu

ASHAK arrin 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara

Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`

Kosova Times April 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Finalja e Ligës së Kombeve: Kroacia dhe Spanja përballë njëra-tjetrës

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
KOMF dënon aktin e dhunës në ndeshjen e fëmijëve në Fushë Kosovë
Dy shpërthime pranë Ambasadës izraelite në Danimarkë
Macroni telefonon Kurtin, e lidh anëtarësimin në KiE me Asociacionin
Rusia dhe rebelët Huthi të bashkuar në armiqësinë e tyre kundër Perëndimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?