By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vitin e kaluar Kosova eksportoi mbi 39 milionë euro mallra në SHBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Vitin e kaluar Kosova eksportoi mbi 39 milionë euro mallra në SHBA
EkonomiLajme

Vitin e kaluar Kosova eksportoi mbi 39 milionë euro mallra në SHBA

Kosova Times
Last updated: 2025/04/03 at 8:22 PM
Kosova Times Published April 3, 2025
Share
SHARE

Nga prilli, bizneset kosovare do të paguajnë tarifa prej 10% për produktet që i eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo pas vendimit të administratës së re amerikane Trump për tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, përfshirë këtu edhe Kosovës.

 

Nga Dogana e Kosovës i kanë thënë RTK-së se gjatë vitit të kaluar vendi ka eksportuar mallra me vlerë mbi 39 milionë euro në SHBA, ndërsa për këtë vit eksporti kap vlerën e mbi 5.7 milionë eurove.

E pas këtij vendimi të Uashingtonit, prodhimi i bizneseve kosovare pritet të bie, për çka thuhet se mund të ketë edhe rënie ekonomike të vendit.

“Padyshim që kjo nuk e bënë shumë konkurrent ose nuk e bën konkurrent me produkte ose të prodhuara në SHBA ose në produktet tjera që importohen ne tregun e SHBA dhe këto produktet tona mund të sfidohen se mund të bie kërkesa për produkte tona e bie më pas edhe eksporti i produkteve kosovare ne tregjet e SHBA”, tha për RTK, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Ndërkaq Kushtrim Ahmeti, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë tha se kjo rrezikon edhe prodhimin e atij biznesi edhe mirëqenien e punëtorëve aty. “Ee mbi të gjitha rrezikon të hyrat në buxhetin e Kosovës kur e dimë se pjesën dërmuese buxheti i Kosovës e merr nga vetë taksat e bizneseve”, th ai.

Por çka ka eksportuar më së shumti Kosova në SHBA?

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës tha se rreth 43 për qind kanë qenë mobilieri, dru, jastëk, dyshek, më pas me 30 për qind tekstili dhe veshjet e tekstilit dhe pjesa e mbetur tha se kanë qenë në materiale plastike apo gomave e kështu me radhë.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkuar nga qeveria që t’u dal në ndihmë këtyre bizneseve, në mënyrë që mos të rrezikohet prodhimi i tyre.

“Të paktën të kemi mundësi që edh e nëse është përfundimtare vendosja e tarifave të jetë sa më e vogël e mundshme sepse çdo tarifë e ka pastaj koston e vetë negative”, tha Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Në situatën e krijuar, nga Oda Amerikane në Kosovë kanë kërkuar që vendi të shqyrtojë heqjen në tërësi të tarifave doganore për produktet amerikane.

Nga Ministria e Industrisë nuk janë deklaruar rreth tarifave të vendosura, derisa është kërkuar nga ekzekutivi që të lobojë drejt heqjes së tyre.

You Might Also Like

Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja

Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere

Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin

Receta e Kek me Xhenxhefil

“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat

Kosova Times April 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani në takim me ambasadoren Lobbezoo, e falënderon për mbështetje

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Rusët duan të zhbllokojnë X. “Ka më pak përmbajtje destruktive dhe censurë se më parë”
Rrëzimi i akuzës ndaj Trump, Grenell: Ka ardhur koha të ndodhë e njëjta gjë me Hashim Thaçin
A do të mbijetojë lëvizja protestuese e Iranit?
Tortë me çokollatë me një përbërës sekret dhe një biskotë aq e lehtë sa sfidon gravitetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?