By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbrojtja pritet të dorëzojë mocionin për rrëzimin e akuzës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbrojtja pritet të dorëzojë mocionin për rrëzimin e akuzës
Lajme

Mbrojtja pritet të dorëzojë mocionin për rrëzimin e akuzës

Kosova Times
Last updated: 2025/04/03 at 8:24 PM
Kosova Times Published April 3, 2025
Share
SHARE

Mbrojtja e të akuzuarve në rastin Thaçi dhe të tjerët duhet ta dorëzojë mocionin brenda dhjetë ditëve nga mbyllja e paraqitjes së provave prej Prokurorisë. Kjo, bazuar në rregullën 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pala mbrojtëse menjëherë duhet të informojë trupin gjykues mbi mundësinë e dorëzimit të mocionit për rrëzimin e ndonjë pike apo të gjitha pikave të aktakuzës, varësisht se si e vlerëson mbrojtja një gjë të tillë.

 

Avokati Ardian Bajraktari tha se nëse aprovohet propozimi i palës mbrojtëse, më pas në fazën pasuese mbrojtja duhet të ofrojë prova dhe dëshmitarë përmes të cilave synohet të rrëzohen pika të tjera të akuzës.

“Në fakt, faza pasuese pikërisht këtë synim e ka, që pikat tjera të aktakuzës të përpiqet t’i argumentojë përmes pikëpamjes përkatësisht dëshmitarëve dhe ofrimit të provave përmes të cilave natyrisht që do të rrëzohen këto pikat e akuzës”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se bazuar në analizat e IKD-së, ekipet mbrojtëse të akuzuarve duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për paraqitjen e mocionit, qoftë për rrëzimin e ndonjë akuze brenda aktakuzës.

“Mund të jetë kjo apo pjesa tjetër ku ekipet mbrojtëse kanë vërejtur që ndonjë pjesë e akuzës brenda aktakuzës nuk ka mundur të vërtetohet nga prokuroria me dëshmitarët që ajo ka paraqitur dhe mund të jetë si element që ato nuk do të preken në këtë pjesë me anë të mocionit”, tha Astrit Kolaj, hulumtues në IKD.

Ndaj vendimit me të cilin trupi gjykues rrëzon aktakuzën apo ndonjë nga pikat e saj, Prokuroria brenda afatit prej 10 ditësh ka të drejtën të parashtrojë ankesë. Kurse mbrojtja nuk ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit me të cilin refuzohet kërkesa për rrëzimin e aktakuzës ose ndonjë prej pikave të saj.

Ende nuk dihet se sa dëshmitarë saktësisht do t’i kenë ekipet mbrojtëse, ndërsa zyra e viktimave, asaj që merr vesh RTK, pritet t’i ketë deri në tre dëshmitarë.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times April 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina dënon dëbimin e qytetarëve të saj nga Hersoni dhe rajonet e tjera

Kosova Times Kosova Times November 4, 2022
Zgjatet deri më 14 dhjetor afati për aplikim për grante në bujqësi
WSJ: Një milion të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë
Një thirrje qytetare për këtë fundvit!
Bislimi: Targat nuk janë më pjesë e dialogut, por vendim që po zbatohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?