By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia me `listë` planifikonte ekzekutimin e 66 shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serbia me `listë` planifikonte ekzekutimin e 66 shqiptarëve
Lajme

Serbia me `listë` planifikonte ekzekutimin e 66 shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2025/04/03 at 8:26 PM
Kosova Times Published April 3, 2025
Share
SHARE

Radio Televizioni i Kosovës ka siguruar një dokument që vërteton se njësitet speciale të policisë serbe, në shkurt të vitit 1999, kishin hartuar një listë për ekzekutimin e 66 shqiptarëve.

 

Dokumenti, i titulluar “Lista e shqiptarëve që duhet të likuidohen me procedurë të shpejtë,” mban nënshkrimin e komandantit të njësisë speciale të policisë serbe, kolonel M. Marinkoviq, dhe përmban emrat e 66 qytetarëve shqiptarë, shumica prej të cilëve figura publike dhe intelektualë të kohës.

Në mesin e personave që kërkoheshin për ekzekutim ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili gjatë luftës shërbente si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, në këtë listë ishte edhe Sadri Ferati, ish-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

Sipas dokumentit, territori ishte i ndarë në zona operative, ku emra të caktuar ishin përgjegjës për realizimin e vrasjeve në secilën zonë. Mes personave të përfshirë në ekzekutimin e këtij plani ishin emra të tillë si Dejan, Ratko (besohet të jetë Ratko Antonijeviq, ish-drejtor i burgut të Mitrovicës), Kasalloviq dhe Ajeti (i dyshuari Sherafedin Ajeti, ish-drejtor i burgut të Mitrovicës).

Më 24 mars 1999, kur NATO nisi ndërhyrjen ajrore ndaj caqeve ushtarake dhe policore të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, besohet se strukturat serbe në terren filluan zbatimin e listës së ekzekutimit. Në mesin e personave që duhej të ekzekutoheshin ishte edhe Agim Hajrizi.

Atë mbrëmje, në shtëpinë e tij në Mitrovicë, u vranë brutalisht Agim Hajrizi, djali i tij 11-vjeçar, Iliri, dhe nëna e Agimit. Po atë natë, u vra edhe Latif Berisha në banesën e tij.

Aferdita Hajrizi, bashkëshortja e Agim Hajrizit, ka dhënë një dëshmi të fuqishme në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet në ish-Jugosllavi, ku identifikoi disa nga autorët e krimit: Nenad Paviqeviq, Ratko Antonijeviq, Dejan dhe Boban, duke deklaruar se të paktën dy prej tyre ishin të njohur për përfshirje në akte dhune ndaj shqiptarëve edhe para luftës.

“Ishim të njohur me vrasësit, ishin fqinjët tanë me uniforma,” kujtonte Aferdita Hajrizi, duke theksuar se autorët e masakrës nuk ishin të panjohur apo të ardhur nga jashtë, por ishin njerëz me të cilët kishin jetuar për vite me radhë në të njëjtën lagje. “Ata nuk erdhën për të frikësuar, por për të zhdukur. Vrasja e Agimit nuk ishte thjesht një krim, ishte një akt i pastër i spastrimit politik dhe etnik,” pati deklaruar Aferdita Hajrizi në dëshminë e saj para Tribunalit të Hagës.

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times April 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

E paqartë rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës

Kosova Times Kosova Times May 18, 2024
OKB-ja kërkon zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit
Dyshohet se sot u arratis një i burgosur, ShKK nesër mban konferencë për media
Urime nga Putini
Lënia e pozicioneve: Çfarë ndryshoi samiti Trump-Putin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?