By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Sigurisë: Serbia ndërhyn për sabotim në krijim të institucioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli i Sigurisë: Serbia ndërhyn për sabotim në krijim të institucioneve
Lajme

Këshilli i Sigurisë: Serbia ndërhyn për sabotim në krijim të institucioneve

Kosova Times
Last updated: 2025/04/06 at 3:30 PM
Kosova Times Published April 6, 2025
Share
SHARE

Këshilli i Sigurisë së Kosovës sot mbajti mbledhje me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ku u raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale nga ana e Serbisë..

 

Gjatë mbledhjes, u raportua për incidentin e fundit të 1 prillit, ku zyra e Postës së Kosovës në Zveçan u sulmua me dy granata dore, njëra prej të cilave shpërtheu.

“Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës theksuan se ndërhyrjet e Serbisë janë shtuar edhe në procesin zgjedhor të Kosovës, përfshirë përpjekjet për të sabotuar themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë.

“Në këtë mbledhje u konstatua se përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar “de facto” i saj, Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxis tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”.

Këshilli i Sigurisë vlerëson se kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë.

Gjithashtu u tha se Serbia po ushtronë trysni të fortë ndaj serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

“ Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e shtetit dhe institucioneve të tij.

You Might Also Like

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Përfundojnë dëshmitarët e mbrojtësit të viktimave

Kosova Times April 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parandalohet kontrabanda me mallra

Kosova Times Kosova Times September 22, 2024
Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, thonë zyrtarë palestinezë
Kush e do Serbinë në BRICS?
Media gjermane: Shërbimet ukrainase u përpoqën të vrisnin Putinin me dron
Hoxha fton tifozët të jenë në numër sa më të madh në ‘Air Albania’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?