By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!
January 5, 2026
Një operacion sekret në Doha, takimet zgjatën me muaj të tërë, Maduro është tradhtuar dhe është dorëzuar!”
January 5, 2026
Sumohet shtepia e zevendespresidentit amerikan D Vancea !
January 5, 2026
Shefi i SBU Vasyl Malyuk njoftoi dorëheqjen e tij
January 5, 2026
Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inagurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Inagurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin
Lajme

Inagurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin

Kosova Times
Last updated: 2025/04/07 at 5:15 PM
Kosova Times Published April 7, 2025
Share
SHARE

Është inauguruar sot Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin.

 

I pranishëm në këtë ceremoni ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zëvendëskryeministri dhe ministri të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq; përfaqësues të qeverisë qendrore dhe vendore, trupit diplomatik, qytetarë ulqinakë e të tjerë.

Inaugurimi i kësaj konsullate për ministrin Hasani është dëshmi e raportit të veçantë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe një angazhimi të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të lidhur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Në një kohë kur Shqipëria dhe Mali i Zi janë aleate dhe ndajnë një vizion të përbashkët për paqe, stabilitet dhe integrim evropian, ky hap përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politik, ekonomik, kulturor dhe njerëzor. Do të jetë një nyje strategjike për të ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare, promovimin e investimeve, dhe rritjen e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht në sektorë si turizmi, energjia dhe infrastruktura”, tha ministri në fjalën e tij përshëndetëse.

Ministri Hasani theksoi ndër të tjera se qeveria shqiptare e ndjek gjithmonë me kujdes dhe përkushtim zhvillimin dhe mirëqënien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Sipas tij, komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën demokratike dhe euroatlantike të vendit, dhe ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese.

“Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë rol dhe të inkurajojmë përfaqësimin e tyre aktiv në të gjitha nivelet e jetës institucionale”, cilësoi Hasani.

Në kuadër të vizitës në Ulqin, Ministri Hasani zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.

Ai vizitoi edhe Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare – Libraria Ulqini, për të cilën vlen të theksohet se në fillim të këtij viti është bërë disbursimi i një shume prej 50 mijë eurosh për librarinë, ndërsa garantoi se do të vijojë mbështetja financiare për funksionimin e kësaj qendre.

Gjatë vizitës, ministri Hasani u takua edhe me drejtues të partive politike shqiptare në Malin e Zi, për të shkëmbyer ide dhe diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike dhe zhvillimet rajonale.

You Might Also Like

Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze

Digjet një objekt pranë stadiumit, zjarrfikësit në vendngjarje

KQZ: Mbi 73% e votave të numëruara, certifikimi pritet deri më 19 janar

KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times April 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Akuza për keqpërdorim detyre në Komunën e Mitrovicës së Jugut

Kosova Times Kosova Times September 10, 2025
Ministria e Mbrojtjes ruse kërkoi që të përgatitet për beteja disamujore për rajonin e Kurskut
Autoritetet e dy rajoneve ruse filluan të shpërndajnë armë për popullatën
Tentim rrëmbimi të djalit te kryeministrit të Armenisë
Gruda: Transparency International vërtetoi se Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?