By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Brenda 10 ditësh pritet të mbahet takimi për të pagjeturit në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Brenda 10 ditësh pritet të mbahet takimi për të pagjeturit në Bruksel
Lajme

Brenda 10 ditësh pritet të mbahet takimi për të pagjeturit në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2025/04/07 at 10:59 PM
Kosova Times Published April 7, 2025
Share
SHARE

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit prill pritet të mblidhen në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët për të Pagjeturit. Kështu ka bërë të ditur për RTK-në kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. Në bazë të termave të referencës, Komisionet e Përbashkëta për të Pagjeturit do të duhej të takoheshin një herë në muaj brenda gjashtëmujorit të parë. Por një takim i këtillë ende nuk është mbajtur, ndonëse jemi në muajin e katërt.

 

Bashkimi Evropian, gjatë këtij muaji, më në fund pritet t’i ulë ballë për ballë delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar rreth fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në vend.

Ndonëse termat e referencës së Komisionit të Përbashkët për të Pagjeturit thonë qartë se përfaqësuesit e të dyja palëve duhet të takohen një herë në muaj, në gjashtëmujorin e parë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për katër muaj.

RTK ka kërkuar për këtë informacione nga Bashkimi Evropian, por ata nuk janë përgjigjur.

Megjithatë, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur deklarojnë se shumë shpejt pritet të mbahet takimi i parë në Bruksel.

Andin Hoti thotë se për këtë çështje kanë zhvilluar komunikim më të shpeshtë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Sorensen.

“Ditëve të fundit ka qenë një komunikim i Qeverisë me Sorensen, dhe në atë komunikim është diskutuar që të mbahet shumë shpejt takimi i ardhshëm dhe unë besoj që nuk do të kalojnë më shumë se 10 ditë deri në mbajtjen e takimit të thirrur nga Sorensen”, tha Andin Hoti, kryesues i KQPZH-së.

Hoti thotë se në këtë takim do të kërkojnë qasje për gërmime në lokacione të dyshuara për varreza masive në Serbi.

“Për momentin është bllokuar komplet dhe nuk ka qasje në territorin e Serbisë për gërmime ose informacione për varreza masive, prandaj po shpresojmë që takimi i Komisionit të Përbashkët të gjejë një zgjidhje për këtë çështje”, pohoi ai.

Në këtë pikë, nga Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës thonë se i tërë presioni i BE-së duhet të jetë mbi Serbinë.

Ahmet Grajqevci, kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, theksoi se nëse dëshiron BE, edhe Bashkësia Ndërkombëtare shumë shpejt do të zgjidhte këtë problem, sepse çdo vend në Serbi, ne e dimë ku janë varrezat masive, pavarësisht që Serbia e di më mirë se ne.

Para një muaji, Qeveria e Kosovës i ka dërguar një letër përfaqësueses së lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të BE-së, Kaja Kallas, për të marrë hapa konkretë që e detyrojnë Serbinë të hapë arkivat shtetërore.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times April 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, AKK: Qeveria t’u mundësojë komunave një fond emergjent

Kosova Times Kosova Times January 22, 2023
Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së
Dy drone u rrëzuan në afrimin e një njësie ushtarake në rajonin e Moskës
Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit
Zjarr në fabrikën e plastikës në Rahovec, dëme milionëshe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?