Presidenti amerikan Donald Trump shprehu sot “pakënaqësinë” e tij për bombardimet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, ndërsa administrata e tij po përpiqet të negociojë një armëpushim.”Unë nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh me bombardimet, sepse ata po bombardojnë si të çmendur tani,” u tha Trump gazetarëve teksa mirëpriti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.Trump tha se SHBA “ka takime si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën” dhe se i duket se “pozicionet po afrohen pak”, por se ai nuk është i kënaqur me “gjithë këto bombardime javën e kaluar”.Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump premtoi se do të zgjidhte konfliktin në Ukrainë “brenda 24 orëve”.