By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani njofton deputetët francezë për përpjekjet serbe për destabilizim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani njofton deputetët francezë për përpjekjet serbe për destabilizim
Lajme

Osmani njofton deputetët francezë për përpjekjet serbe për destabilizim

Kosova Times
Last updated: 2025/04/08 at 8:19 PM
Kosova Times Published April 8, 2025
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur delegacionin e deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës.

 

Presidentja Osmani u shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë e deri tek përpjekjet e përbashkëta për avancimin e synimeve euroatlantike.

Sipas komunikatës për media nga presidenca, ajo theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me Francën dhe rolin e saj kyç në konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Duke folur për sfidat e sigurisë në rajon, Presidentja Osmani vuri theksin në tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe të gjithë rajonit. Ajo theksoi se këto tendenca të Serbisë janë të qëllimshme dhe të koordinuara, duke përmendur sulmin e agresionit në Banjskë, sulmet dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it nga bandat serbe, si dhe sulmet e vazhdueshme terroriste të dirigjuara dhe mbështetura nga Beogradi”, thuhet në komunikatë.

Në kontekstin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani potencoi  mungesën e vullnetit të Serbisë për zbatim të marrëveshjeve të arritura, duke e konsideruar këtë si një pengesë serioze për përparimin e dialogut dhe për stabilitetin e qëndrueshëm në rajon.

“Më tej, presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si një hap vendimtar për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët pa dallim. Ajo theksoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është garanci për mbrojtjen e lirive themelore dhe për rritjen e standardeve demokratike në vend, ndërsa shtroi nevojën e mbështetjes së Francës në këtë proces”, vazhdon njoftimi.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë në anën e vlerave euroatlantike dhe do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times April 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksion i Policisë në Ministrinë e Mjedisit, hetime për keqpërdorim detyre

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Pacolli: PDK, LDK, AAK e Lista Serbe janë një koalicion
Jugu fiton sondazhin më të mirë për klimën, Cagliari kryeson renditjen e vitit 2024
Prokuroria: Thaçi dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët përmes vizitorëve
Gjurmët që la në TikTok “gruaja” e ushtarit amerikan të arrestuar në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?