By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar
October 11, 2025
Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë
October 11, 2025
KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë
October 11, 2025
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri i Jashtëm britanik: Sanksionet e reja për Dodik janë vazhdimisht në shqyrtim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministri i Jashtëm britanik: Sanksionet e reja për Dodik janë vazhdimisht në shqyrtim
Rajon / Botë

Ministri i Jashtëm britanik: Sanksionet e reja për Dodik janë vazhdimisht në shqyrtim

Kosova Times
Last updated: 2025/04/09 at 9:16 AM
Kosova Times Published April 9, 2025
Share
SHARE
Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, David Lammy, ka qenë në një vizitë në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës ka vizituar Serbinë dhe Kosovën. Pas këtij udhëtimi, ai ka dhënë për Politico vlerësimet e tij për situatën në rajon.
Lammy komentoi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, duke thënë se sanksionet e reja për presidentin e entitetit Republika Srpska Milorad Dodik “janë në tryezë”.

Megjithatë, ai nuk ka hyrë në detaje nëse do të prezantohen, duke shtuar se “opsione të tilla janë vazhdimisht në shqyrtim”.

Arminka Helić, anëtare e Dhomës së Lordëve britanikë, theksoi për Politico se sanksionet aktuale janë “të mira, por jo mjaftueshëm me ndikim” në kontekstin e veprimeve të presidentit të RS.

Lammy theksoi veçanërisht rëndësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor në kontekstin e dëshirës së presidentit rus Vladimir Putin për ta bërë këtë pjesë të Evropës një pikë të re fokale.

“Në këtë pikë, me luftën në Evropë dhe ‘krahun e gjatë’ të ndikimit malinj rus në rajon, do të ishe budalla të largoje fokusin tënd nga Ballkani Perëndimor, ku ka ende shumë çështje të pazgjidhura,” i tha Lammy Politico.

Kreu i diplomacisë britanike pohoi gjithashtu se cili është interesi i Putinit në këtë pjesë të Evropës.

“Interesi i Putinit është të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të zhvillojë një luftë të vazhdueshme hibride dhe kibernetike atje”, tha Lammy.

Një tjetër anëtar i qeverisë britanike i tha Politico se ekziston një “dritare e vogël veprimi” në këtë rajon, përpara se i gjithë fokusi të kthehet në Ukrainë.

“Nëse diçka nuk bëhet tani, Ballkani Perëndimor do të bëhet “shesh lojërash” e re e Putinit,” tha burimi, duke shtuar se vendet në rajon duhet “të ndalojnë së uluri në dy karrige” për të parandaluar një krizë tjetër në Evropë.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

Kosova Times April 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Takimi në nivel negociatorësh në Bruksel

Kosova Times Kosova Times April 3, 2023
Kamberi: Organet shtetërore të Serbisë po ndërhyjnë në zgjedhjet lokale
VV: Vota e mërgatës është vendimtare
Më shumë se 100 organizata humanitare paralajmërojnë për nivele të larta të urisë në Gaza
Demokratët e quajnë tradhëti ligjin e miratuar në Senatin e SHBA-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?