By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut!
Opinion

Refuzim artistik dhe aspak politik i Abdixhikut!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/09 at 9:51 AM
Kosova Times Published April 9, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Refuzimi arbitrar dhe më kokëfortësi e kërkesës së Albin Kurtit për dialog, përveçse papjekuri politike, është edhe akt jodemokratik, johuman dhe aspak pragmatik i kryetarit të partisë së tretë në vend, Lumir Abdixhiku!

Doarsa Kica-Xhelili, “Dejona Mihali” e LDK-së

Arsyetimet e kryetarit të LDK-së për refuzim të ftesës së Kurtit për dialog, e dëshmojnë papjekurinë e tij politike dhe varësinë që ka Lumiri ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe jo vetëm!

Lumiri e kishte mundësinë dhe rastin historik të shkojë në dialog dhe ta dëshmojë lidershipin e tij dhe vizionin demokratik të partisë që drejton, për ta kundërshtuar me argumente dhe pa kushtëzime Albin Kurtin, kryetarin e partisë fituese, por jo të sillej si megaloman i politikës kosovare nga pozicioni i tretë!

Arsyet për refuzim mbase ishin të natyrshme, por nuk duhej të ndodhnin në formën dhe pozicionin e gabuar!

Përveq kësaj, Lumiri edhe një herë e shpërfaqi varësinë që ka ndaj Vjosa Osmanit dhe përgjumosjen që ka rënë në prehrin e “Dejona Mihalit” të LDK-së apo Kica-Xhelilit, kësaj mercenareje të kontrabanduar nga kampi i LVV-së, misionin e së cilës mund ta di vetëm Albin Kurti e askush tjetër!

Pozicioni kur të gjithë bëhen bashkë kundër teje nuk është i lehtë, vetëm ata që e kanë provuar në jetën e tyre e kuptojnë çfarë ndjenje është kur të gjithë të vegjlit i ke përballë!

Dështimi në bërjen e Qeverisë nuk është përgjegjësi e të parit, por dobësi e të dytit, të tretit e kështu më radhë. Shkuarja eventuale në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk është përgjegjësi e pozitës, por papërgjegjësi e opozitës dhe maltretim i panevojshëm për qytetarët e vendit.

“Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim”, flet shumë për zhytjen e thellë të Lumirit në urrejtje patologjike dhe paaftësi qeverisëse me LDK-në.

Gatishmëria e Lumirit për ta mbështetur konstituivin e Kuvendit më 15 prill, por jo edhe formimin e Qeverisë, e tregon në prapaskenë egon e tij për të qenë i pari ose ndryshe nuk bën!

Nëse vërtetë Lumiri e njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje, pse të mos e ndihmojë dhe mbështesë atë, pasi në asnjë formulë koalicioni Lumirit nuk i takon posti i kryeministrit!

Mendësia e refuzimit nuk është parim dhe as traditë e LDK-së, e partisë shtetformuese. Shkelja e parimeve bazike të demokracisë, siç janë dialogu dhe bashkëpunimi me spektrin politik për të mirën e vendit nuk i bëjnë nderë LDK-së shtetformuese! Refuzimi i Abdixhikut, më tepër duket artistik sesa politik!

You Might Also Like

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times April 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në fund të mandatit të tij, Biden vendosi sanksione të reja kundër Rusisë

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
Kurti takon drejtuesit e Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës
Ahmed al-Sharaa për mbajtjen e zgjedhjeve në Siri: Më së voni katër vjet
Organizohen xhirot 5 dhe 6 në ligen e parë dhe të dytë në pingpong për vitin 2023
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve për drogë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?