By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MKRS: Ndërhyrjet në zonat e trashëgimisë kulturore precedent i rrezikshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MKRS: Ndërhyrjet në zonat e trashëgimisë kulturore precedent i rrezikshëm
Lajme

MKRS: Ndërhyrjet në zonat e trashëgimisë kulturore precedent i rrezikshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/04/10 at 12:48 PM
Kosova Times Published April 10, 2025
Share
SHARE

Ndërhyrjet e Komunës së Prishtinës në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore janë të qëllimshme dhe precedent i rrezikshëm për palët tjera në Kosovë, inkurajim në paligjshmëri dhe rrezik i drejtpërdrejtë për vlerat dhe asetet e trashëgimisë kulturore si vlera të mbrojtura me Kushtetutë dhe me ligjet e vendit.

 

Kështu u tha nga udhëheqësi i Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit në Ministrinë e Kulturës, Bislim Bislimi në konferencën për media që mbajti lidhur me ndërhyrjet e paligjshme të Komunës së Prishtinës në zonat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Sipas MKRS-së, Komuna e Prishtinës, kohët e fundit, po e shmang ligjin dhe këtë në disa raste radhazi. Siç është theksuar nga MKRS, zhvillimi i projekteve, prokurimi i tyre dhe nisja e punëve në lidhjen e lagjes Arbëria me platonë e Pallatit të Rinisë, në sheshin “Xhorxh Bush”, projekti në rrugën “Agim Ramadani” dhe rruga “Rexhep Luci”, janë ndërhyrje pa leje të shkruar. Dihet se këto janë sipërfaqe të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, ku institucionet janë të kontrolluara dhe mund të lejohen vetëm me leje të shkruara nga institucioni kompetent.

“MKRS disa herë, përveç shkresave nga institucionet e  Trashëgimisë Kulturore, si Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, i është drejtuar Komunës së Prishtinës me kërkesë për bashkëpunim në rastet e ndërhyrjeve nga komuna nëpër asete dhe zona mbrojtëse të trashëgimisë kulturore.

Nga ana tjetër MKRS në shkresën e datës 18 dhjetor 2024, Sekretari i Përgjithshëm të MKRS-së u është drejtuar  kryetarëve të komunave të përmbahen nga veprimet administrative që trajtojnë ndërhyrjen nëpër asete dhe zona mbrojtëse pa leje të shkruar nga institucioni kompetent i trashëgimisë kulturore”, tha Bislimi.

Kryeinspektori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj, tha se është përgjegjës për çdo tejkalim, shkelje të ligjit dhe çkado tjetër, sepse, sipas tij, inspektori del sipas autorizimeve dhe miratimeve të drejtorit.

“Kërkesa ime zyrtare për largim nga pozita e drejtorit te inspektoratit ka qenë si shkak i presionit, i tejkalimit të kompetencës  nga kryetari i komunës  ndaj inspektorit të Trashëgimisë Kulturore. Jam munduar dhe po mundohem prapë që të qëndrojë në atë pikë për shkak se me ligjin për inspektime me akte tjera, drejtori i Inspektoratit,  kryeinspektorit,  unë  jam përgjegjës për çdo tejkalim shkelje të ligjit dhe çka do tjetër sepse inspektori del sipas autorizimeve dhe miratimeve të drejtorit”, tha Hakaj.

Ai, tutje, deklaroi se nuk bartin as një mesazh politik, por vetëm mesazhin e ligjit për asetet e trashëgimisë kulturore dhe zonat e mbrojtura me ligj.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times April 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nga sot aksi Thumanë-Kashar bëhet me pagesë, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty

Kosova Times Kosova Times January 4, 2025
“Bechtel&Enka” do të ndërtojë Korridorin 8 dhe 10-D në Maqedoninë e Veriut
Sveçla publikon pamje nga bastisja e vilës së Radojçiqit
Elezi: 1600 kërkesa për ndërrim të qendrave të vendvotimit
Miqësoret e qershorit, stadiumi ku do të luajë Shqipëria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?